Protesta e taksistëve: “Dëgjojini kërkesat, po falimentojmë”
Autori i Lajmit: red.
Taksistët e kryeqytetit kanë protestuar dje në sheshin “Skënderbej”. Ata kërkojnë dhënien e lejeve 5-vjeçare për ushtrimin e profesionit, liberalizimin e shërbimit taksi duke u mbështetur në një numër të caktuar dhe praninë e shoqatës së taksive në vendimmarrjen e çdo ligji që ka të bëjë me ta. Taksistët kanë vazhduar më pas protestën përpara Ministrisë së Transporteve. Ata kërkojnë që Ministria të arrijë një zgjidhje përfundimtare me bashkinë për shërbimin taksi, duke lënë mënjanë luftën politike që po bëhet shkaku kryesor i shkatërrimit të biznesit të tyre.
Grevat
Kjo nuk është greva e parë e taksistëve. Herë pas here, rreth 200 taksi janë organizuar në greva kundër strukturave shtetërore. Taksistët janë mbështetur edhe nga Sindikata e Punonjësve të Transportit të Shqipërisë. Për më tepër, ata i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës, Policisë Tatimore dhe asaj Rrugore, që të marrin masat e nevojshme për të vendosur rregull në shërbimin taksi.
Kërkesat
Heqja nga shërbimi i mjeteve të palicencuara, kryerja e vijëzimeve dhe vendosja e tabelave përkatëse në vendqëndrimin e taksive, vendosja e taksimetrave nga Bashkia e Tiranës, si dhe kërkesa për një licencë të përhershme kanë qenë kërkesat e përhershme të taksistëve.
Ngjyra
Në vazhdim të kërkesave të tyre mbetet që edhe ngjyra e verdhë të jetë pronë e taksive 4 + 1. Mjetet e tjera që nuk janë taksi të mos qarkullojnë me këtë ngjyrë. Konkurrenca e pandershme, sipas tyre, çon në falimentimin e shërbimit taksi. E vetmja e përbashkët midis taksive të palicencuara dhe atyre të licencuara është ngjyra e verdhë. Ndërsa ndryshimi është më se i madh.
Taksat
Taksistët që punojnë me taksi të licencuara paguajnë taksa tatimore, taksa vendore, dëshminë e penalitetit, sigurimet shoqërore, leja e bashkisë etj. Më shumë se një milion e gjysmë shkon shuma e taksave vjetore për një taksi të vetme. Më saktë 1 milion e 700 mijë lekë në vit, konfirmon Sindikata e Punonjësve të Transportit. Realiteti po tregon se taksitë me licencë po shkojnë drejt falimentimit.
Numri
Sipas Sindikatës së Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, rezulton se është gjashtëfishuar numri i taksive të palicencuara. Pothuajse 500 taksi të licencuara qarkullojnë në rrugët e Tiranës, ndërsa rreth 3000 taksi të tjera punojnë në të zezë, pa licencë. Këtë fakt e konfirmon SPTSH-ja (Sindikata e Punonjësve të Transportit).
Konkurrenca
Ankesa e shoferëve të taksive me licencë është konkurrenca e pandershme e taksistëve, që qarkullojnë me dokumente të parregullta. “Dita-ditës puna jonë po shkon shumë keq. Numri i taksive që punojnë në të zezë vjen duke u rritur. Ky fenomen po na lë pa punë. Na shkojnë taksat vjetore mbi një milion lekë e asnjë lehtësi nuk ka bërë shteti për ne. Në vend që të ulen, taksat po shtohen. Jemi njerëz me halle. Këta shoferë që dalin e punojnë në të zezë, në Tiranë, na prishin punë, duke pasur një pazar më të ulët se ne”, - përfundon Kreshniku, taksist “i ndershëm”.
Kërkesat
Ata kërkojnë dhënien e lejeve 5-vjeçare për ushtrimin e profesionit, liberalizimin e shërbimit taksi duke u mbështetur në një numër të caktuar dhe praninë e shoqatës së taksive në vendimmarrjen e çdo ligji që ka të bëjë me ta.
“Taksitë, ngjyrë të verdhë”
Taksistët duan që, përveç ndalimit të shërbimit të taksive pa licencë, të gjitha taksitë të kenë ngjyrë të verdhë. “Ngjyrën e verdhë në të gjithë botën e pronësojnë taksitë dhe jo automjetet e tjera”, - thotë, një prej taksistëve grevistë.
Ankesa për sigurimet
Gati të gjitha taksitë e licencuara paguajnë dhe sigurimet shoqërore në kompani të ndryshme private, si: INSIG, Atlantik, Sigma etj. Taksistët ankohen se, megjithëse paguajnë para, në raste aksidentesh apo dëmtimesh të tjera të automjetit të tyre, këto kompani kontribuojnë shumë pak. Pjesën më të madhe të shpenzimeve, deri tani taksistët e kanë paguar vetë.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008