E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sanksionet e fundit ndaj Rusisë, BE fut në listën e zezë ‘kasapët’ e Buchas dhe Mariupolit

Me miratimin e paketës së 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, BE ka futur në ‘listën e zezë’ komandantët ushtarakë rusë të cilët kanë udhëhequr trupat dhe urdhëruar masakrat.

Ata janë cilësuar si “kasapët” e masakrës në Bucha dhe Mariupol, të cilët janë pjesë e listës prej 65 personave që janë pjesë e ‘listës së zezë”.

Në mesin e 65 personave të përmendur ishte Azatbek Omurbekov, për të cilin BE tha se udhëhoqi trupat ruse ndërsa ata “vranë, përdhunuan dhe torturuan civilët në Bucha”, duke i dhënë atij pseudonimin “Kasapi i Buçës”.  Në listë është edhe Mikhail Mizintsev, një gjeneral që BE tha se mbikëqyri rrethimin dhe bombardimin e Mariupolit që vrau mijëra njerëz. Sulmet ruse në qytetin port të Detit Azov goditën një maternitet dhe një teatër, duke vrarë qindra fëmijë, tha BE, duke e quajtur atë “Kasapi i Mariupolit”.

BE përfshiu në listë edhe fëmijët e zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov dhe gruan e tij. /Reuters

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›