Sannino Statusi mund te zhbllokohet shpejt nese jepen prova reale per krizen
Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian do te ndihmoje Shqiperine ne daljen nga kriza dhe ne afrimin me Bashkimin Europian. Zv.drejtori i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme per Marredhenie me Jashte te Komisionit Europian Stefano Sannino ne nje interviste dhene radio Deutsche Welle beri te ditur kerkesen imediate per nisjen e dialogut politik ne Shqiperi. Dialogu eshte tashme pjese e prioriteteve. Kjo per faktin se pese prioritetet kyc te para kane te bejne me situaten politike. Pra ne qofte se kjo behet nese ka vullnet per te levizur ne kete drejtim eshte nje pike shume e rendesishme. Komisioneri permendi faktin qe po fillojme te shohim disa sinjale qe te japin zemer. Mendoj se dhenia fund bojkotit ne Parlament eshte dicka e rendesishme sepse kjo po krijonte nje situate te veshtire. Tani duhet te ekzistoje vendosmeria per te bashkepunuar me qellim qe te krijohen kushtet per permbushjen e ketyre prioriteteve kyc tha Sannino. Sipas tij nese ka ndonje bashkepunim real KE mund te jape vleresime dhe me here mbi ecurine e Shqiperise. Sic kemi thene qe prej fillimit dhe sikurse sapo e perseriti komisioneri eshte ne duart e udheheqjes politike shqiptare. Nese ne shohim se ka vullnet te qarte politik nese shohim se situata po leviz qartazi ne drejtimin nga treguam vitin e kaluar dhe dymbedhjete prioritetet kyc do te permbushen e zbatohen komisioneri nuk e perjashtoi mundesine qe ti drejtohet Keshillit Europian ne nje faze me te hershme. Mirepo do te thosha se gjeja me rendesi tani eshte fokusimi te puna qe duhet kryer. Mendoj se ky eshte prioriteti qe kushdo ne Shqiperi pozita dhe opozita te gjitha partite politike duhet te kene ne mendje ne menyre qe te sigurojne se keto kushte plotesohen se keto prioritete vihen ne jete dhe atehere mundesia e vendit per te ecur perpara kthehet ne nje mundesi reale. Pra cfare nevojitet tani Duhet tejkaluar mbetja ne bllokim dhe vendnumero per te arritur ne nje situate ku qeveria koalicioni qeveritar dhe opozita te mund te bashkepunojne ne menyre konstruktive te dyja per te miren e vendit. Pra ne qofte se kjo riniset vazhdohet dhe kryhet mendoj se shanset ekzistojne. Pastaj eshte ceshtja e procesit zgjedhor per te cilen mendoj se eshte gjithashtu e rendesishme dhe eshte nenvizuar prej KE. Dhe mendoj se eshte gjithashtu e rendesishme te shihet menyra se si do te punoje Parlamenti sepse duhet siguruar qe ai eshte funksionues dhe po mbeshtet veprimtarine e qeverise tha zyrtari i KE-se.