E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Sanksione të ashpra kundër Iranit

Barak Obama gjate konferences per shtyp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama tha sot se do të kërkoj sanksione më të ashpra kundër Iranit, lidhur me komplotin e dyshuar për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.

Në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, zoti Obama tha se komploti i dyshuar është pjesë e modelit të sjelljes së rrezikshme dhe të pamatur të Teheranit.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta përjashtojnë asnjë aksion të mundshëm në raportet me Iranin.

Këto komente ai i bëri sot në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin e Koresë Jugore, Li Mjung-bak.

Irani i ka hedhur poshtë pohimet se ka dorë në këtë komplot të dyshuar.(rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›