21 janari dhe zgjedhjet e 8 majit shkaqet kryesore te rrezimit nga BE
Komisioni Europian i ka refuzuar per te dyten here radhazi Shqiperise statusin e vendit kandidat. Vendimi sic duket eshte marre prej kohesh por dje ka marre formen e tij zyrtare me ane te publikimit te konkluzioneve per Shqiperine Progres-Raportit por edhe Strategjise se Zgjerimit. Ne konkluzionet per Shqiperine behet e qarte se penalizmi nuk ka ardhur thjesht si rezultat i mosmiratimit te disa ligjeve me 3/5-at ne Kuvend por si pasoje e berjes mbrapa te demokracise zgjedhjeve te 8 majit ngjarjeve te 21 janarit etj. Zgjedhjet parlamentare te qershorit 2009 ngjarjet e 21 janarit te vitit 2011 dhe po keshtu zgjedhjet e kontestuara ne Tirane gjate majit te ketij viti konsiderohen si episodet kyc qe kane thyer besimin mes paleve dhe kane cuar ne bllokimin e bashkepunimit. Por mes konkluzioneve te eksperteve te KE-se vihen re deklarata te tilla si korrupsioni dhe krimi i organizuar vijojne te jene problem per Shqiperine. Po keshtu papunesia ne Shqiperi shihet si mjaft shqetesuese nga europianet dhe gjithashtu vihet theksi tek pamundesia e qeverise per te ulur borxhin e jashtem. shte interesant fakti se ndonese qeveria eshte zotuar se do te permiresoje zhvillimin e energjise ne vend KE veren se gjate nje viti asgje nuk eshte bere ne kete fushe. I njejti vleresim jepet edhe per punen e qeverise per sa i perket ndryshimeve klimaterike ku theksohet se Shqiperia nuk ka bere progres te pergjithshem dhe kapacitetet institucionale ne kete fushe mbeten shume te dobeta.
Kriza politikeSipas eksperteve te Brukselit skena e brendshme politike ne Shqiperi eshte dominuar nga kriza e vazhdueshme politike dhe bojkoti parlamentar qe ka zhvilluar opozita. Ne konkluzionet e tyre theksohet fakti se stanjacioni politik ka nisur pas zgjedhjeve parlamentare te 2009-s te cilat u kontestuan per mangesite e tyre nga ana e opozites. Interesant eshte fakti se KE-ja thekson se ngjarjet e janarit te ketij viti ku u vrane kater qytetare jo vetem qe cuan ne nje ndarje ekstreme te kampeve politike por cuan ne veshtiresi edhe marredheniet e politikes me institucionet e pavarura. Incidentet e dhunshme te 21 janarit 2011 te cilat cuan ne vdekjen e kater demonstruesve renduan klimen e mosbesimit mes dy partive me te medha por edhe mes mazhorances dhe disa institucioneve shteterore - theksohet ne konkluzionet e progres-raportit te KE-se. Stanjacioni politik sipas Brukselit u theksua pergjate dhe pas zgjedhjeve lokale qe vendi zhvilloi ne maj te ketij viti ku kontestimet e opozites erdhen pas procedurave te perdoruara per nxjerrjen e rezultatit ne Tirane.
Zgjedhjet elektorale te 8 majit si rezultat i procedures se diskutueshme per sa i perket numerimit te votave te hedhura ne kutite e gabuara dhe rezultatit te kontestuar te Tiranes sollen nje polarizim te metejshem te situates mes dy partive - thekson KE per kete proces. Ekspertet e KE-se dalin ne konkluzionin se te gjitha keto ngjarje e zhvendosen vemendjen e politikes nga reformat qe duhet te plotesoheshin per integrimin europian. Ky ishte dhe konkluzioni kyc i cili penalizon Shqiperine nga marrja e statusit kandidat ne BE per here te dyte.
Sfida me korrupsioninPor faktori i paplotesuar politik nuk eshte i vetmi qe po mban larg Shqiperine nga BE-ja. Nje tjeter ceshtje qe preokupon Komisionin eshte edhe korrupsioni i cili vazhdon te konsiderohet nje fenomen teper i perhapur ne vend. Ne konkluzionet e KE-se theksohet se nuk jane bere hapa konkrete per sa i perket luftes kunder korrupsionit ne sistemin gjyqesor duke perfshire ketu dhe ceshtjen e imunitetit te gjyqtareve. Ndonese thuhet se lufta kunder korrupsionit eshte kyce per opinionin e KE-se theksohet se nje progres i kufizuar eshte bere ne politikat anti-korrupsion. Kuadri ligjor dhe strukturat jane te rregulluara por implementimi i aksioneve te vecante ne menyre te pergjithshme eshte joefektiv dhe rezultatet jane jo te mjaftueshme. Po keshtu teksa ekspertet e Brukselit nxjerrin konkluzionet e tyre per korrupsionin theksohet se fushatat per ndergjegjesimin e publikut per kete fenomen vetem sa kane nisur. Nje tjeter shqetesim per kete ceshtje vjen edhe imuniteti i disa zyrtareve te larte. Imuniteti i disa figurave publike dhe mungesa e nje qasjeje aktive mungesa e burimeve dhe mjeteve kane demtuar ne menyre serioze hetimin. Historite e investigimit gjykimit dhe denimit mungojne ne gjitha nivelet. Prevalimi i korrupsionit ne shume fusha vazhdon te mbetet vecanerisht nje problem serioz.
Administrata e politizuarNe konkluzionet e KE-se per situaten ne Shqiperi lihet te kuptohet se administrata ne vend eshte e politizuar dhe mekanizmat per kontrollin e profesionalizmit ne te nuk funksionojne. Kritika te ashpra raporti i ben Departamentit te Administrates Publike duke theksuar se ky institucion nuk permbush dot rolin per te cilin eshte krijuar. Departamenti i Administrates Publike DAP ende ka mungese autoriteti ne aspektin institucional per te permbushur rolin e tij. Vendosja e sherbimi civil mbi baza te profesionalizimit merites dhe karrieres larg influences politike eshte nje qellim qe duhet te arrihet - theksohet ne konkluzionet e raportit te KE-se.
Energjia dhe ekonomiaKonkluzionet e KE-se theksojne se ne Shqiperi eshte nje bere nje progres i kufizuar per sa i preket fushes se energjise. Kritikat kryesore jepen ne paragrafin e meposhtem Siguria e furnizimit eshte permiresuar ne menyre te lehte por reforma e tregut ne sektorin energjetik nuk ka qene efektive per te siguruar qendrueshmerine ekonomike qe kerkohet me ngulm ne kete sektor - thekson raporti. Per sa i perket ekonomise ndonese theksohet rritja ekonomike e bere gjate nje viti kerkohet ulja e borxhit te jashtem nga ana e Shqiperise dhe standardizimi i tregut te punes me vendet e BE-se.