E Diel, 1 Nëntor 2026

Santana do të botojë autobiografinë e tij

Carlos Santana i është bashkuar paradës së muzicientëve që shkruajnë memoaret e tyre. Kitaristi fitues i shpërblimit Grammy do të botojë autobiografinë e tij në vitin 2014, duke e lëshuar librin në qarkullim në anglisht dhe spanjisht.

“Derisa e rrëfen historinë e tij, dëshira më e madhe e Carlos-it është t’u ndihmojë lexuesve të zbulojnë shenjtërinë, hirin dhe hyjninë në vetën e tyre”, shkruan botuesi ‘Little, Brown’. Shpresojmë se këto fjalë të mëdha nuk e reflektojnë stilin e prozës së vet Santana-s. “Të jesh i njohur nga të gjithë që e dëgjojnë një notë të vetme është një mrekulli e dhënë nga Zoti”, vazhdon deklarata e botuesit. “Kjo dhuratë u është dhënë vetëm disave: Bob Marley, John Lennon, Michael Jackson, Jimi Hendrix, John Coltrane, Alice Coltrane, Stevie Ray Vaughn, John McLaughlin dhe, natyrisht, Carlos Santana."

Santana, i cili është 65-vjeçar, ka premtuar rrëfime të Miles Davis, BB King, Eric Clapton, Buddy Guy dhe shumë të tjerë. Ai gjithashtu do të reflektojë ‘mbi disa prej njerëzve që kanë pasur një ndikim hyjnor në jetën e tij’, si Desmond Tutu dhe liderët Cesar Chavez dhe Dolores Huerta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›