Aung San Suu Kyi për vizitë në SHBA

Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi, ka filluar një vizitë dy-javore në Shtetet e Bashkuara, ku ajo pritet të marrë dekoratën më të lartë të Kongresit amerikan.
Aung San Suu Kyi mbërriti në Washington, ku ajo do të kalojë katër ditët e para të udhëtimit të saj, do të marrë Medaljen e Artë të Kongresit dhe gjithashtu pritet të takohet me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.
Ndalesa të tjera në vizitën e saj përfshijnë shtetet e Kalifornisë, New York dhe Indiana. Qyteti Fort Wayne në Indiana është një nga qendrat më të madha të birmanezëve në Shtetet e Bashkuara.