E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampioni Edvik Abullahu viziton vendlindjen

Bujanoc, 6 gusht – Prefekti i Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur të premten kampionin botëror në kik-boks, Edvik Abdullahun, nga fshati Tërrnoc, komuna e Bujanocit.
Gjatë këtij takimi Abdullahu, i ka prezantuar prefektit të arriturat dhe sukseset e tij në Belgjikë në fushën e kik-boksit.
Prefekti i Bujanocit ka shprehur kënaqësinë që është takuar me të, duke e inkurajuar dhe duke i dëshiruar suksese për aktivitetin dhe të arriturat e tij në këtë fushë sportive.
Edvik Abdullahu, djaloshi 35 vjeçar nga Tërrnoci, është kampion botëror në kik-boks në Federatën Botërore ISKA.
Në duelin e fundit të zhvilluar ndërmjet Abdullahut dhe kampionit gjerman, me prejardhje turke, Dogan Kukmaz, në Bruksel, Edvik Abdullahu e ka fituar titullin World Profi Kik-boks Asossasion WPKA, në kategorinë 63.5 kg, Japan kik-boks.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›