E Diel, 1 Nëntor 2026

Santiago Garsia ylli i ri i perfaqesueses se Uruguait

Ne rubriken Next Generation do te gjeni te gjithe lojtaret qe po lene gjurme ne kampionatet me te mira te botes. Futbollistet qe do te lakohen ne kete rubrike kane dy te perbashketa talentin dhe moshen e re. Sot do te shohim talentin e Nacionalit te Montevideos Santiago Garsia.

Marre nga Corriere dello sport

Vendi i katert ne Boterorin e Afrikes se Jugut ka rindezur edhe nje here entuziazmin e Uruguait qe prej nje gjysme shekulli nuk njihte lavdine ne arenen boterore. Ne 1950 La Celeste mori Kupen e dyte te Botes ne ate kohe njihej si Kupa Rimet ne stadiumin e famshem te Brazilit Marakana. Ate dite ne Rio de Zhaneiro te zotet e shtepise edhe pse kaluan te paret ne avantazh me ane te Friacas iu desh qe te dorezoheshin perballe golave te Skiafinos dhe Gigias. me tej kater vite me vone ajo perfaqesuese e udhehequr nga i perhershmi Huan Lopez mbylli ciklin spektakolar ne vendin e katert ne Boterorin qe u mbajt ne Zvicer. Te njetein vend arriti edhe vjet qe te merrte Oskar Uashington Tabarezi qe ne drejtim te Uruguait ra vetem perballe holandezeve. Ish-tekniku i Milanit qe sot drejton Urugain do te kujtohet nga te gjithe si rithemeluesi i La Celestes.

Te rinjte

Ky rikthim i Uruguait ne majat me te larta te futbollit boteror vjen fale politikave qe ka ndjekur qeveria e shtetit te vogel ne Ameriken Latine. Ne vitet e fundit ne vendin e vogel jane zhvilluar shume ekipet zinxhire prej nga ku kane dale talente qe mund te bejne Uruguain qe te enderroje edhe nje here.

Shembulli

Se fundmi Nacionali i Montevideos ka lancuar futbolliste si Muslera dhe Martinez. Nderkohe qe nje tjeter talent eshte edhe Lodeiro mesfushori u zbulua nga Ajaksi. Sa i perket skuadres se Montevideos mund te themi se shume shpjet do te marre shume euro qe mund ti ofrohen nga klubet evropiane duke qene se po rrit nje talent si Santiago Garsia. 20-vjecari eshte nje sulmues elegant dhe shume i fuqishem. I riu eshte edhe golashenuesi me i mire i turneut te fundit Apertura ne Uruguai pasi shenoi plot 15 gola. Talenti per te cilin po flasim spikati kohe me pare golin e pare si profesionist ai e shenoi vetem ne moshen 17-vjecare shenoi me 27 qershor te 2008-s kunder Defensor Sportingut.

Karakteristikat

Ai eshte nje qendersulmues i shpejte dhe shume dinak. Ne zonen e ngushte te portierit arrin qe te fitoje shume penallti si dhe te realizoje shume gola. 20-vjecari eshte i gjate 1 meter e 78 centimetra dhe peshon 77 kilograme. Djaloshi me tekniken qe disponon arrin qe te dergoje sferen ne cepin e portes se kundershtarit. Ai eshte nje lojtar qe perdor mire te dyja kembet. Garsia vjen nga shkolla e futbollit e Libertad Uashington klub i vogel diletantesh ne Montevideo. Pas asaj eksperience ai u federua nga Nacionali nga ku filloi edhe ngjitjen e madhe duke dhuruar spektakel dhe gola me tere ekipet zinxhire qe luajti.

Nofka

Tifozet dhe shoket e ekipit i kane vene nofken El Morro I Vrenjturi. Santiago Damian Garsia fale shpejtesise gjithmone arrin qe te gjeje hapesira boshe nga ku shigjeton portieret kundershtare. Tani per tani djaloshi ende nuk ka pervetesuar me se miri goditjen me koke. Ai eshte konsideruar si nje nga talentet me te medha te viteve te fundit te futbollit uruguaian. Ne rritjen e ketij futbollisti ka pasur dore edhe komisari teknik Tabarez. Santiago Garsia eshte xhevahiri i U ndash 20 ne 9 takime ka shenuar 5 gola. Gjate te gjithe karrieres se tij te shkurter ai gjithmone ka ditur se si te marre fjale te mira nga shume specialiste te futbollit ne Uruguai. Ne 2007-n ai i dhuroi Nacionalit Sub-18 titullin duke realizuar 34 gola.

Menaxheri

Menaxheri i tij eshte nje emer i njohur i futbollit boteror. Ai eshte Daniel Fonseka ish-sulmuesi i Kaljarit Romes Napolit dhe Juventusit. Sa i perket Garsias duhet thene se ka realizuar pese dygolesha kunder Miramar Misiones Rasing Klub Takuarembo River Plate te Montevideos dhe Rampla Xhuniors. Pervec Tabarezit nje ndihme te madhe i kane dhene edhe dy teknike te tjere. Behet fjale per Huan Ramon Karraskcon dhe Eduardo Asevedon pak dite me pare kaloi tek Danubio. Veren e kaluar per te riun u interesua Napoli. Por djaloshi duke pare moshen e re ka lindur me 14 shtator 1990 preferoi qe ti thoshte jo ofertes se De Laurentisit qe kerkonte ta bashkonte ne San Paolo me Edison Kavanin nje tjeter talent uruguaian.

Pergatiti Altin Vorpsi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›