Goli i minutes se fundit zemrat ne rrezik i shpeton vetem aspirina ose propranololi

Gjate nje ndeshjeje te rendesishme tifozet shpeshhere provojne emocione aq te forta saqe mund te humbin dhe jeten. Per kete problem nje grup studiuesish amerikane keshillojne qe tifozet para ndeshjeve te rendesishme te marrin aspirine ose propranolol
Para se te filloje nje aktivitet sportiv nje gje eshte e sigurt ata qe duhet pergatiten nuk jane vetem sportistet. Perkrah protagonisteve duhet qe te marrin masat e duhura per te qene gati ne fushen e blerte edhe tifozet qe duhet te pergatiten per te mbeshtetur skuadren e tyre. Per te ulur riskun e ndonje problemi ne zemer tek tifozet disa kerkues te Good Samaritan Hospital dhe te Universitetit te Los Anxhelosit ne American Journal of Medicine kane arritur ne disa perfundime qe mund te ndihmojne nje pjese te mire te fansave. Nje pjese e mire e ketyre te fundit qe jane te stresuar ne ankth apo jane edhe agresive rrezikojne qe tu bjere infarkt ne qofte se skuadra e zemres humb nje penallti. Per kete kategori tifozesh mjeket keshillojne qe te marrin aspirine ose disa beta-bllokues jane ilace qe ulin rrahjet e zemres ndryshe quhen edhe si doping qetesues - nje prototip i beta-bllokuesit eshte propranololi. Vetem ne kete menyre ata qe e ndiejne me shume sesa cduhet nje ndeshje mund tia hedhin pa pasur problem.
Mekanizmat
Keshtu sipas eksperteve amerikane adrenalina qe hyn ne organizmin e fanatikeve mund ti rrezikoje jeten atyre. Doza fatale e adrenalines qe shkarkohet ne trupat e tifozeve varet prej llojit te ndeshjes qe ata ndjekin. Per shembull nje individ rrezikon me shume kur shikon nje ndeshje ne shtepi apo fushen e vet sic njihet rendom. Sa i perket humbjes se skuadres shkencetaret amerikane nuk vene asnje dyshim efekti eshte i rende. Studiuesit kane dale ne nje perfundimin se ne te tilla raste pra ne humbje ose ne ndeshjet ne shtepi rrahjet e zemres se nje tifozi rriten pa mase. Perpos kesaj ne organizmin e ketij individi vihet re se bie oksigjeni ne inde si dhe qarkullimi i gjakut nderlikohet shume. Te gjitha keto pasoja mund te jene fatale per ata tifoze qe vuajne nga zemra apo dhe ata qe kane koronaret e bllokuara. Ky konstatim i mjekeve amerikane nuk shpeton trupat e shendetshem. Edhe keta te fundit rrezikojne shume nese gjate ndeshjeve pine cigare dhe droge te tipave te ndryshem. Fatal per ta do te ishte edhe alkooli.
Shembuj historik
Per te kryer kete studim shkencetaret amerikane kane vezhguar sjelljen e tifozeve qe kane ndjekur tri prej evenimenteve me te medha sportive ne bote. Evenimente popullore qe ndiqen nga shume persona dhe ku rezultatet e takimeve jane tragjike askush nuk mund ti parashikoje. Per shembull gjate Boterorit Gjermani 2006 diteve kur zbriste ne fushe formacioni teutonik numri i pacienteve qe paraqitej ne urgjence me infarkt rritej dyfish e gjysme nderkohe qe trefish rritej numri i pacienteve me aritmi kardiake. Shkencetaret amerikane per te treguar se kjo dukuri nuk ishte thjesht nje koincidence pohuan se pacientet paraqiteshin ne urgjence rreth dy ore para cdo ndeshjeje te Gjermanise. Nderkohe diten qe formacioni i Klinsmani u eliminua ne gjysmefinale numri i te shtruarve ne spital per shkak te problemeve kardiake u rrit edhe shume. Pak a shume te njejtin efekt sjell edhe Superbowli. Finalja e madhe e futbollit amerikan shkakton viktimat e saj pertej oqeanit. Edhe ne kete rast fajin e kane ato qe nga tifozet konsiderohen si superndeshje. Nderkohe qe ne Kanada fati i keq goditi dy vellezer qe vuanin nga semundje qe kishin ne aorte muret e arteries kryesore i kishin te demtuara. Te dy vellezerit humben jeten ne dite te ndryshme por ajo cka i bashkon pervec semundjes eshte fakti se ata vdiqen teksa po ndiqnin nje aktivitet sportiv. Nderkohe ka edhe shembuj te tjere qe nuk kane pasur fatin e keq te vellezerve nga Kanadaja. Me shume fat sesa dy vellezerit ka pasur nje tjeter tifoz kanadez qe prej te njejtes semundje u gjend ne spital. Tifozi ne fjale qe ishte shtruar ne spital shpeshhere me pare u dergua me urgjence ne klinike pasi kishte humbur ndjenjat gjate nje takimi hokeji. Pasi mori mjekimet e duhura kur u zgjua pyeti kirurgun Kush fitoi
Ne Itali
Edhe ne Itali per fat te keq ndodhin te tilla ngjarje - komentoi Franko Xhiada kardiolog i spitalit Noale Venecia. - Ne vendin tone ashtu si ne pjesen tjeter te Evropes sipas nje studimi qe eshte bere kohet e fundit nga nje studio e Shoqerise Evropiane te Kardiologjise masat perkatese te sigurise ende nuk jane zhvilluar ashtu si duhet. Edhe ne ambientet e stadiumeve te futbollit te Serise A nuk eshte marre asnje mase. Me tej mjeku vazhdoi Te gjithe na keshillojne qe ne mjediset e medha publike te krijojme disa hapesira ku persona te ndryshem te kurohen per emergjencat kardiologjie. Mendoj se se pari duhet qe te ndertojme te tilla qendra pikerisht ne stadium. Ne keto dhoma duhet te gjenden defibrilatore automatike dhe te tjera mjete qe mund te ndihmojne mjekun per te normalizuar ritmin e rrahjeve te zemres se pacienteve ne rast se keta te fundit vuajne nga aritmia.
Si te mbrohemi
Nga ana tjeter studiuesit amerikane tregojne se ajo cka eshte me e rendesishme eshte fakti qe te tilla situata tragjike duhet te parandalohen. Per te evituar humbje me te medha sesa ato qe ndodhin ne fushen e blerte tifozet qe e ndiejne shume nje ndeshje duhet qe te pergatiten para se te shkojne per te pare skuadren e zemres. Ata duhet qe te marrin pjese ne kurse te medha meditimi ose ne kurse qe te mesojne per te kontrolluar stresin - keshillon Robert Kloner njeri prej autoreve te artikullit qe sipas se cilit per te ulur riskun para cdo ndeshjeje decizive eshte mire qe te shkoni tek mjeku dhe te merrni nje recete ku do te mund te blini aspirina ose beta-bllokues. Gjithsesi ne te shumten e rasteve mund te evitohen shume telashe edhe duke kontrolluar masen e ushqimit qe do te hani para ndeshjes. Duhet te kontrolloni vetveten perpara pijeve te ndryshme alkoolike si dhe nuk duhet qe te konsumoni substance te ndaluara pra llojet e ndryshme te droges. Te gjitha keto elemente se bashku me te ftohtin qe mund te gjeni ne shkallet e stadiumeve mund te jene faktoret qe mund tju shkaktojne deme te medha ne organizem. Te tere keta elemente mund te jene pika e ujit qe derdh goten mund tju shkaktojne atakun kardiak.
Pergatiti Altin Vorpsi