23 mars 1980 dita kur topi perfundoi pas hekurave

Te dielen e 23 marsit 1980 nje tregtar roman frutash beri qe futbolli italian se bashku me tere historine kujtimet retoriken dhe kampionet e tij te perfundonte ne burg
Te dielen e 23 marsit te 1980-s futbolli Italian se bashku me tere historine kujtimet retoriken dhe kampionet e tij perfundoi ne burg. Karabinieret ate te diel ne pese te pasdites u paraqiten ne disa prej stadiumeve me te medha te Serise A per te vene nen pranga disa prej futbollisteve me te famshem te kampionatit italian.
Per nga menyra se si u sollen forcat e rendit edhe tifozi me i padjallezuar kuptoi se ai skandal nuk ishte si te tjeret. Per shume italiane ai moment ishte fundi i dhimbshem i nje pasioni ishte zbulimi i nje tradhtie te madhe. Ate pasdite italianet kuptuan se nuk flitej per nje ndeshje te trukuara ata moren vesh se gjysma e Serise A ishte kthyer ne nje farse qe prej 80 vitesh shfaqej cdo te diel ne syte e sportdashesve.
Aksioni i karabiniereve ne stadium nuk ishte nje rrufe ne qiell te hapur tri jave me pare me 1 mars Prokuroria e Republikes se Romes kishte marre nje leter ku ishte rrefyer Masimo Kruciani njeriu qe u dha jete thashethemeve qe qarkullonin prej kohesh.
Kruciani nje tregtar roman frutash ishte ne prag te nje krize nervore dhe krizes ekonomike. Trupit gjykues ai i tregoi se fatkeqesite e veta filluan kur Alvaro Trinca pronari i restorantit Le Lampare i prezantoi disa prej klienteve te tij te famshem futbollistet e Lacios. Behej fjale per Uilsonin Manfredonian Xhordanon dhe Kacatorin.
Kruciani e pati shume te lehte qe te lidhte miqesi me ta pasi sic thote dhe vete - shikoja me interes futboll pasi edhe vija baste te ligjshme dhe jo te ligjshme qe rrotulloheshin rreth kesaj bote. Kater futbollistet ne fjale sa i perket kesaj ceshtjeje me thane qarte se ishte e mundur qe mund te lsquotrukoheshin rezultate e ndeshjeve. Ne kete menyre mund te vija bast pra per skuadren e duhur. Une pranova idene e tyre dhe pak e nga pak fillova qe te luaja shuma parash mbi takimet qe caktonim me keto lojtare qe me vone me premtuan se here pas here edhe disa kolege te tjere do te me ofronin gatishmerine e tyre. Loja ishte mjaft e thjeshte futbollistet ne fjale gjenin gjuhen e perbashket me koleget e tyre pra me lojtaret qe do te luanin takimin e radhes dhe me pas shkonin tek Kruciani per ti treguar rezultatin. Ky i fundit se bashku me parate e tij luante edhe parate e dhena nga vete futbollistet qe ne fund te ndeshjes ndanin tere fitimet. Shume e lehte apo jo
Nje loje e rrezikshme
Me pas rrefimi i Krucianit kthehet ne nje histori kafkiane Gjithcka filloi keshtu. Per mua ishte nje odise e vertete qe ne fund me la pa asgje dhe si te mos mungonte kjo filluan edhe kercenimet apo shantazhet. Cfare kishte ndodhur Papritur bashkepunetori u kthye ne viktimen e bandes se topit. Tregtari i frutave u asfiksua ne kete klime. Pasi u lidha me lojtarin e Palermos Magerini vendosa qe te trukonim takimin Taranto-Palermo - tregoi Kruciani. Ky i fundit u lut nga futbollisti ne fjale per te luajtur 10 milione per te per barazim pra X-in. Nderkohe qe 10 milione te tjere do tu shkonin dy lojtareve te Tarantos per te ratifikuar akordin. Dhe deri ne ato momente tregtari i frutave ishte minus 20 milione. Me pas Kruciani se bashku me miqte e tij per kete barazim vendosi edhe 160 milione. Por ja qe barazimi qe iu premtua se ishte fakt i kryer nuk ishte i tille. Keshtu Ndryshe nga ce kishim lene - shfryu i gjori Kruciani - fitoi Palermo. Pas asaj ndeshjeje xhentelmeni Magerini as qe u permend per 20 milionet e humbur. Si rezultat Kruciani ishte ne humbje minus 180 milione. Nga ana tjeter me qellim qe te shlyente fajin futbollisti i Palermos i dha nje tjeter skedine fituese ai e keshilloi tregtarin e frutave qe te vinte bast per fitoren e Vicences mbi Lecen dhe ate te Milanit mbi Lacion. Duke pare se ne cfare situate ndodhej Kruciani nuk e zgjati dhe beri ashtu sic e keshilloi futbollisti i Palermos keshtu rrethi vicioz zgjatej edhe me shume. Por edhe kesaj here gjerat nuk shkuan ashtu sic duhet dhe tregtari i frutave u fut edhe me shume ne borxhe dhe duke pare se futbollistet nuk kishin ndermend qe te fusnin duart ne portofol per te ishte e domosdoshme edhe nje skedine tjeter. Keshtu mbaroi edhe i gjori Kruciani qe ishte i rrenuar totalisht nga qindra milionat e humbura ne baste. Ne kete menyre tregtari edhe pse u kercenua shpeshhere edhe nga bukmejkersat klandestine beri ate cka i kishte mbetur denoncoi gjithcka tek autoritetet shteterore.
Nga fusha ne burg
Pasi mori vendimin e duhur tregtari i frutave qe ishte ne limit nuk kurseu askend. Ai qe nje bombe e vertete midis skuadrave te perlyera ishin Avelino Xhenoa Bolonja Juventus Peruxhia dhe Napoli. Nderkohe midis lojtareve te nominuar prej tij ishin emrat me te mire te Serise A Savoldi Zineti Kolomba Dosena dhe Petrini i Bolonjes Agostineli e Damiani i Napolit Paolo Rosi Kasarsa dhe Dela Martira te Peruxhias dhe Girardi i Xhenoas. Lajmi ishte trondites por dikush u hodh ne kundersulm a do te jete valle gjithcka e vertete Shume e vertete - pranoi ne nje interviste te papare per Repubblica futbollisti i Lacios Montesi. Ky i fundit me pas do te mohonte gjithcka pasi u vu nen presion nga menaxheret e vet. Po ashtu edhe Kruciani e Trinca pronari i restorantit Le Lampare papritur bejne hapa prapa saqe edhe avokatet e vet te habitur i braktisen ne fatin e tyre.
Por tashme ishte shume vone asgje nuk mund te kthehej si me pare me 9 mars Trinca arrestohet pasi akuzohej si mashtrues me pas trie dite me vone vetedorezohet edhe Kruciani qe ishte njoftuar se per te ishte prere mandati i arrestit. Nderkohe qe sa u perket futbollisteve qe ishin permendur ne rrefimin e tregtarit te frutave te tere u thirren per tu paraqitur para institucioneve perkatese. Pas ketij vendimi erdhi edhe e diela e cmendur e prangave. Ne impiantin Adriatico te Peskares Lacio qe sapo kishte humbur 2-0 humbi ne te dale te dhomave te zhveshjes edhe Kaciatorin Uilsonin Xhordanon dhe Manfredonian. Ne te njejtin moment prangat iu vune edhe futbollisteve qe sapo dilnin nga San Siro. Pas takimit Milan-Torino u bllokua Albertosi dhe Xhorxho Morini. Nderkaq ne Rome u arrestuan lojtaret e Peruxhias Dela Martira Zekini e Kasarsa. Se bashku me ta ne Rexho Kalabria u kap Koeli Pelegrini i Avelinos Magerini i Palermos Merlo i Leces dhe Xhirardi i Xhenoas. Pervec tyre u ftuan per tu paraqitur per sqarime te metejshme edhe disa lojtare te tjere ata ishin Paolo Rosi Dosena Savoldi e Damiani. Ky ishte dhe perendimi i perendive i tere opinioni publik u shtang kur mori vesh lajmin. Perfaqesuesja qe ato dite po pergatitej per Evropianin e Romes ngeli pa fjale pikerisht Rosi dhe Xhordano do te ishin boshti i sulmit axurr.
Sentenca
Hetimet si te gjykates civile dhe asaj sportive ishin teper te gjata. Sentenca e pare definitive ishte ajo e CAF qe dergonte ne Serine B Milanin e Lacion dhe penalizonte me 5 pike per kampionatin qe vijonte Avelinon Bolonjen dhe Peruxhian. Te rrepta ishin skualifikimet presidenti i Milanit Felice Kolombo qe u denua per jete ndersa ai i Bolonjes Tomaso Fabreti per nje vit. Po lojtaret 6 vjet skualifikim mori Pelegrini 5 per Kaciatorin dhe Dela Martira 4 te tilla mori Albertosi tre vite e gjysme mori Petrini Savoldi Xhordano dhe Manfredonia tre mori Uilson e Zekini dhe dy mori Paolo Rosi.
Me tej 14 muaj u denua Kordova nje vit per Morini 6 muaj Kiodi 5 Negrisolon 4 Montesi tre Damiani e Kolomba. Kjo ishte nje katrahure qe zbrazi jo vetem fushat e futbollit por sidomos stadiumet. Futbolli humbi menjehere besueshmerine qe e kishte tashme te kompromentuar dhe vetem fitoja e azzurreve ne Boterorin spanjoll te 82-shit e riktheu entuziazmin ne stadiume. Po sentenca e gjykates Mberrin ne dhjetor dhe per disa aspekte te le pa mend ndaj te gjithe lojtareve te perfshire pushohet ceshtja sepse ska prova. Vetem njeri prej personave te perfshire denohet Kruciani duke mbyllur rrethin...