E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania injoron kërcënimet e Argjentinës

Britania ka hedhur poshtë kërcënimin e Argjentinës, e cila kërcënon se do të ankohet në Kombet e Bashkuara për Ishujt e kontestuar Falkland. Zyra e Jashtme Britanike tha se njerëzit e Ishujve Falkland janë “qytetarë britanikë”.
 

Më herët presidentja e Argjentinës, Kristina Kirhner, ka kërcënuar se do të bëjë protestë formale në OKB, në lidhje me militarizimin britanik të ishujve, që kanë një popullsi prej rreth 3.000 banorë.

Britania, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pa problem do të mund t`i vinte veto rezolutës potenciale. Megjithatë ajo që është e sigurt është fakti se tensionet ndërmjet Britanisë dhe Argjentinës janë rritur gjatë javëve të fundit.

Shteti britanik i mban këto ishuj që nga viti 1833 dhe ka luftuar kundër Argjentinës për to në vitin 1982. Ishujt Falkland, në Argjentinë njihen si Malvinas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›