E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet e romeve avokati i popullit kerkon hetim per miliona euro

Avokati i popullit po strehon per te teten dite nje grup familjesh rome per ti mbrojtur nga dimri i ftohte duke u shpetuar jeten 35 femijeve pa nje cati mbi krye. Institucioni po u sherben pa nderprerje 8 familjeve rome gjithsej 50 vete ne nje nga sallat e mbledhjeve duke u perpjekur te gjeje nje zgjidhje te perhershme per pakicat kombetare ne shkalle vendi.

Pse te mos jetojme edhe ne si gjithe te tjeret Pse na vonojne e na zvarritin keshtu Edhe ne duam qe femijet tane te vene ne shkolle. Ne duam qe te na japin pune te rregullt qe te mos dalim me per te lypur. Ne duam qe te jetojme si gjithe njerezit. Mjaft kemi vuajtur. Femijet i kemi te semure te ftohur. Te gjithe me ilace jemi. Prandaj te marre masa shteti dhe te mos na hajne me fondet tona si deri tani - thote 23-vjecarja Xhuliana Mustafai nene 3 femijeve.

Salla e mbledhjeve ka marre 42 nena e femije ndersa burrat jane strehuar ne nje dhome tjeter ngjitur. Baballaret e ketyre familjeve jane shume te rinj ne moshe dhe nuk kane asnje mbeshtetje. Ata presin me padurim qe tu gjendet nje strehim i pershtatshem dhe te lirojne mjediset e punes te institucionit qe i mbrojti dhe po kujdeset per ta.

Deri tani per 8 dite nuk kemi marre asnje pergjigje. Shpresojme te marrim sa me shpejt nje pergjigje. Jane 35 femije qe flejne ne nje vend me 8 nenat. Ketu jemi mire per te ngrenat por kryesorja eshte qe avokati i popullit na shpetoi femijet nga ngrica. Per keto 8 dite te ftohta femijet do na kishin vdekur rrugeve pa strehe nese nuk do na fuste Brenda avokati i popullit. Tani strehimin dhe zgjidhjen tone e kerkojme nga shteti te shteti kemi shprese te na strehoje - thote 28 vjecari Paris Lushi babai 3 femijeve.

Nderkaq shefi i kabinetit te avokatit te popullit Ervin Karamuca deklaroi sot se ky institucion do te kerkoje hetim te hollesishem nga KLSH dhe prokuroria per te gjitha projektet vendase dhe te huaja qe kane perdorur fonde te dhuruara per pakicat rome ne shuma te konsiderueshme pa sjelle ndonje permiresim per jeten e tyre.
Kjo ngjarje nxori ne drite qe me keta njerez abuzohet edhe financiarisht. Keta njerez nuk e marrin dot ate qe ju jepet nga donatoret dhe nga shteti shqiptar sepse nuk mberrin tek ata. kjo eshte e lidhur me shoqerine civile dhe me shoqata te tjera te huaja qe punojne ne Shqiperi. Avokati i popullit do te kerkoje nje hetim nga Kontrolli i Larte te Shtetit dhe nga Prokuroria dhe njekohesisht do te njoftohen donatoret se cfare ndodh me fondet qe ato dhurojne ne menyre qe te ato te perdoren dhe te shperdahen sa me mire - tha zoti Karamuca. Avokati i popullit po ashtu do te kerkoje transparencen e nje seri projektesh mbi 10 5 milione euro nga Bashkimi Europian dhe dhurues te tjere nderkombetare se si zbatohen ato ne terren me bashkepunetoret e tyre shqiptare.
Sipas te dhenave zyrtare ne shqiperi jetojne rreth 20 mije qytetare te komunitetit rom por veprimtaret e kesaj fushe mendojne se numri i tyre eshte me i madh sepse nje pjese e konsiderueshme e tyre nuk regjistrohen ne gjendjen civile brez pas brezi duke i mohuar vetes nje seri te drejtash njerezore dhe kombetare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›