Shqiperi gjykata e apelit la serish ne fuqi masen e arrestit ne shtepi per Ndrea Prendin
Ne Shqiperi gjykata e apelit la serish ne fuqi masen e arrestit ne shtepi per ish komandantin e Gardes Ndrea Prendi duke rrezuar kerkesen e prokurorise e cila kembengul se ai duhet mbajtur ne burg. Prendi i perfshire ne hetimet per ngjarjet e 21 janarit te vitit te kaluar ku gjate perplasjeve te dhunshme me policine kater manifestues te opozites mbeten te vrare dyshohet te kete qelluar me armen e tij njeren prej viktimave. Nje tjeter trupe gjykuese po e Apelit lehtesoi masen e sigursie duke vendosur arrestin me kusht per shoferin e ish komandantit te Gardes. Ndersa Gjykata e Tiranes ne tjeter process pranoi kerkesen e prokuorise per zgjetjn dhe me tre muaj te hetimeve ndaj oficerit te Gardes Agim Llupo I cili ndodhet ne burg pasi akuzohet per vrasjen e Ziver Veizit me 21 Janar.