E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sara Karbonero bëhet korrespondente e Mediaset

TIRANE-Një lajmërim "bombë" është bërë dje nga kanali dixhital i Mediaseit, Premium Calcio. Gjatë një konference shtypi për prezantimin e sezonit të ri, drejtori Ettore Rognoni ka bërë të ditur se Sara Karbonero, e fejuara seksi e Iker Kasijas, do të jetë korrespondente e Mediaset në Spanjë. E bërë e famshme për puthjen që portieri spanjoll i dha live në televizion pas finales së Botërorit, Sara do të japë të rejat më të fundit nga futbolli spanjoll, nga Reali i Madridit apo Barcelona.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›