E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e dhunshmenë Hamallaj, prangaorganizuesit

TIRANE-Organizuesi i protestave të dhunshme kundër pridhjes së ndërtimeve pa leje para disa ditësh në Hamallaj të Durrësit është vënë në prangat e policisë ne nje pike kufitare te vendit.

Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se sot ka vënë në pranga shtetasin Gjon Pera 33 vjec, I shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për organizimin e protestave të dhunshme ndaj policisë në datën 9 Korrik në Hamallaj të Durrësit. Pera u vu në pranga teksa po kthehej nga Greqia mëngjesin e sotëm.
Dyshohet se Pera me 9 Korrik ishte në krye te protestuesve që u konfrontuan me policinë duke plagosur me molotov 3 prej efektivëve blu. Protesta e paligjshme u ndez pas tentativës së inspektorëve të ndërtimores për të prishur rreth 150 ndërtime pa leje në Hamallaj të Durrësit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›