E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Të angazhuar për një census të saktë

Sipas tij, këtë e tregojnë dhe daljet e shpeshta të PDIU-së me qëndrime rreth këtij procesi, për të cilin Idrizi shprehet se ka rezerva themelore, duke mbetur kundër regjistrimit të përkatësisë etnike dhe fetare. Ai theksoi se PDIU ka rezerva dhe për mënyrën sesi po procedohet në terren.

“Ne vazhdojmë të përsërisim bindjen tonë, të konsoliduar dhe nga kontaktet institucionale, se hapësira për të deklaruar përkatësi etnike të rreme, është zero, për shkak të amendamenteve të propozuara prej nesh”, tha Idrizi. “Ne i kërkojmë regjistruesve të bëjnë kujdes me regjistrimin e jorezidentëve. Ne besojmë se me jorezidentët që banojnë në Greqi, mund të bëhen manipulime të mëdha, me dokumente të rreme, të siguruara në këmbim të pensioneve, të dokumenteve, etj. Ndaj ne i kërkojmë regjistruesve dhe autoriteteve kompetente të kenë udhëzime të qarta sa i takon jorezidentëve”, theksoi Idrizi.

Sipas tij, PDIU vazhdon të mbetet e angazhuar për zhvillimin e procesit brenda kornizave ligjore. “Ky proces, që duhet të ishte rutinor, është politizuar për shkak të përfshirjes arrogante të shteteve fqinjë në të, ndaj ne mendojmë se reagimi ynë është reagimi i duhur në mbrojtje të interesit kombëtar”, u shpreh Idrizi. Ai komentoi dhe idenë e hedhur një ditë më parë, për regjistrimin e pronave të çamëve përgjatë censusit, nga një organizatë tjetër.

"Realisht, është e gjitha pa sens dhe pa kuptim. Qartësisht ka mungesë informacioni sepse shqiptarët e Çamërisë jo vetëm që i dinë mirë pronat, që i kanë lënë pas në atë genocid dhe atë masakër, por disa studiues aty duhet t’i kishin thënë këtij personi, se që në vitin 1946, në konferencën e parë të shqiptarëve të Çamërisë, janë evidentuar të gjitha pronat e çamëve. Jo vetëm ato që janë me tapi, e janë të regjistruara, por bëhet fjalë edhe për pasuritë e luajtshme, pra llogaritë bankare, gjëja e gjallë, e të tjera. Mjafton të gërmosh pak dhe aty janë të shënuara të gjitha pronat e shqiptarëve të Çamërisë. Është për të ardhur keq, që shqiptarët e Çamërisë, nga dikush cilësohen si muhaxhirë. Ne jemi qytetarë shqiptarë, jemi pjesë e shqiptarëve dhe nuk mund të veçohemi nga shqiptarët e tjerë. Pa dyshim, që e drejta jonë historike, personale, njerëzore, është e pamohueshme dhe shqiptarët e Çamërisë janë më të organizuar se kurrë dhe kanë shoqatën “Çamëria”, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe kanë rrugën e qasjes për të kërkuar të drejtat e tyre. Pra do ta quaja një lapsus nga njerëz që nuk e kanë idenë të historisë dhe të çështjes së shqiptarëve të Çamërisë", përfundoi kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. /Start/

                                                                                             2011-10-06 13:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›