E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajeva dhe BE zhgënjen Ballkanin

Në takimin e Sarajevës nuk është zyrtarizuar emërimi i një të dërguari special të BE-së për Ballkanin

Asgjë në horizont: Ish-Jugosllavia mbetet larg. Larg zemrës së Europës bëhet fjalë. Takimi ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, i pari pas shumë vitesh, i mbajtur ndërmjet të tjerave në Sarajevë dhe i mbështetur nga Italia e Spanja (kjo e fundit ka presidencën e BE-së) nuk ka kontribuar në shtyrjen përpara të procesit të integrimit të vendeve matanë Adriatikut, siç pritej në fillim. Sarajeva, mbi të gjitha, ishte një konferencë rutinë. Ndoshta as edhe ajo, nëse është e vërtetë se pika e fortë e deklaratës finale ishte e zakonshmja, frazë e vakët drejtuar te kryeqytetet e rajonit që dëgjojnë prej kohësh të njëjtën fjali: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shoqëruar me këshillën e përhershme: “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të intensifikojnë përpjekjet për të respektuar kriteret e fiksuara për anëtarësimin në BE”. Pra shumë pak. Për të konfirmuar gjysmë fiaskon, ishin lajmet mbi mungesat e ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westervelle, dhe e homologut të tij francez, Bernard Koichner. Që do të thotë e titullarëve të dy vendeve që ndikojnë më shumë në axhendën e BE-së. Catherine Ashton, shefja e politikës ndërkombëtare të BE-së, ka lënë mjaft herët sallën përpara nisjes së konferencës finale të shtypit, pasi ka bërë të ditur se e kishte “axhendën mjaft të ngjeshur”. Edhe ky fakt është mjaft tregues. Në takimin e Sarajevës, ndër të tjera nuk është zyrtarizuar siç shpresohej, emërimi i një të dërguari special të BE-së për Ballkanin, çështje që diskutohet prej kohësh. Dukej se dita përpara takimit ishte e mbarë, por përkundrazi ka ardhur shtyrja e radhës, sipas të gjitha gjasave e ndodhur nga një mosrënie dakord në gjirin e 27 vendeve anëtare të BE-së, për emrin që do të emërohej në këtë post: britaniku Paddy Ashdawn, apo ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajcak, të dy me një eksperiencë si përfaqësues të lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë. I vetmi sinjal pozitiv ishte vetëm prezenca e njëkohshme e ministrave të Jashtëm të Serbisë dhe Kosovës në takim. Këtë e ka favorizuar negocimi i ministrit të Jashtëm italian, Franco Frattini, i cili ka propozuar që në tavolinën e takimit të mos shfaqen flamujt e vendeve pjesëmarrëse, por as vendet që merrnin pjesë. Në këtë mënyrë është evituar precedenti i marsit të shkuar kur serbët dezertuan takimin rajonal të sponsorizuar nga Sllovenia dhe Kroacia, të cilët ftuan Prishtinën, pavarësia e të cilës nuk njihet nga Beogradi. Duke pasur parasysh përplasjen serbo-kosovare, duhet nënvizuar se në kohët e fundit vendet ballkanike kanë nisur një fazë bashkëpunimi rajonal, e cila po jep frytet e veta më shumë në nivelin ekonomik sesa politik, ndaj nuk është e rastësishme të flitet për “Ekonosllavia”. Pra një bazë e mirë për të ecur përpara. Kjo duhet të bëjë rinisjen e sforcimit të Europës për zgjerimin e Ballkanit. Një shtysë që duhet të shkojë përtej politikës së hapave të vegjël dhe regjimit të hequr të vizave, ku së shpejti do të përfitojnë edhe Bosnja, Shqipëria e ndoshta edhe Kosova, vende që ishin hequr nga liberalizimi që u bë vitin e shkuar. BE duhet të bëjë edhe të japë më shumë. Premtimet duhet të kthehen në fakte. Risku, përndryshe pa fiksuar data ose me ceremoni si ajo e Sarajevës, është i madh, pasi vendet ballkanike, sidomos ato ish-jugosllave do të lodhen nga Europa dhe mund të preferojnë të qëndrojnë jashtë më shumë se të presin pa mbarim.

Përgatiti: Ylli Pata
Marrë nga Europaquotidiano.it

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›