Sarajeva ka njohur pasaportat e Kosovës?

Ky vendim në rrethe të caktuara politike, para së gjithash në Republikën Serbe, vlerësohet si hap kah pranimi i Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës, por, nëse gjykohet sipas sqarimit zyrtar të institucioneve përgjegjëse, në pyetje është vetëm vendimi i cili do të duhet të lehtësonte proceduara të caktuara dhe ardhjen e disa qytetarëve nga Kosova, para së gjithash të atyre që janë me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina.
Drejtori i Shërbimit për punë me të huaj në Bosnje dhe Hercegovinë, Dragan Maktiq, për mediet serbe, ka thënë se nuk bëhet fjalë për atë që Bosnja ka pranuar Kosovën dhe as dokumentet e saja.
“Sipas vendimit të Këshillit të ministrave të BH-së, qytetarëve të Kosovës vizat u ipen vetëm në situata të caktuara, respektivisht në situatat kur dikush vjen në ndonjë Konferencë ndërkombëtare, me ftesë gjyqësore apo raste të ngjashme. Dhënia e vizave për qytetarët e Kosovës është aq rigoroze dhe nuk lejohet as në situatat edhe kur dikush ka të paguar udhëtim turistik dhe as kur është fjala për udhëtime të organizuara”, ka thënë Mektiq.
Burimi i “Vestit” nga Ministria e Punëve të Jashtme të BH-së i cili ka insistuar në anonimitet ka thënë se vendimi për vizat me pasaporta të Kosovës është ideuar nga ish-ministri i kësaj ministria, Sven Alkalaj, të cilin në vepër e po e implementon shefi aktual i diplomacisë, Zllatko Lagumxhija.
Vendimi, për mënyrën e marrjes së vizës, për qytetarët me dokumente të Kosovës, është shpallur në Gazetën zyrtare të BH më 16 korrik.
Në kuadër të tij janë përfshirë edhe procedurat rigoroze. Përveç saj, Kosova në atë vendim shkruhet me sqarimet, respektivisht si “Republika e Kosovës”.