E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca s`e ndryshon qëndrimin

Jena Francois Fitou, ambasador i Francës në Prishtinë, ka përsëritur qëndrimin e shtetit francez se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pacenueshme. Ai ka thënë se për normalizimin e gjendjes në veri, Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me qytetarët serbë atje, ndërkaq faktori ndërkombëtarë dhe Beogradi do të duhej ta ndihmojë këtë proces.

Ambasadori Fitou ka vlerësuar se çështja e veriut duhet të zgjedh brenda dokumenteve, të cilat ekzistojnë në Kosovë, e jo ma plane të reja apo kërcënime të ndryshme. Sipas tij, për Kosovën, më i rëndësishëm është përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, sesa dialogu me Serbinë. Këto deklarata ambasadori francez, Fitou i ka bërë në një intervistë për gazetën ”Epoka e re”.

Ai ka thënë se është iluzion të mendohet se zgjedhja për veriun të gjendet jashtë dokumenteve që ka shteti i Kosovës.

“Gjithherë kam thënë se dokumentet ekzistuese janë ato të cilat mundësojnë që problemi i veriut të zgjidhet. Është iluzion të mendojmë që të gjejmë zgjedhe jashtë këtyre dokumenteve, të cilat i keni në tavolinë. Këto mjete dhe dokumente janë qytetarët, Qeveria e Kosovës, Plani i Ahtisarit. Pra, bisedat në këto aspekte duhen të bëhen brenda këtyre kornizave”, tha ai.

Fito ka thënë gjithashtu se korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të luftohen çdo ditë.

“Asnjëherë një shtet nuk duhet të kënaqet me atë se çfarë ka bërë kundër fenomeneve negative, të cilat e pengojnë progresin dhe kushtet e jetës. Mund të jemi ta pakënaqur, të kontestojmë këtë apo atë vendim, ose dinamik të qeverisë. Këtë mund ta bëjmë në Kosovë, Francë apo në të gjitha shtetet. Kjo është normale. Qytetarët duhet të kuptojnë se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë në luftë permanente dhe asnjëherë nuk mund të kënaqemi me rezultatet. Lufta kundër dukurive negative nuk përfundon, por vazhdon”, porositë ambasadori francez.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›