E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarajevë, flamuri i Serbisë dhe i Kosovës në një radhë shtizash

Ngjyra të ndryshme dhe rrëfime të ndryshme kanë arritur në kryeqytetin boshnjak, për të krijuar lidhje të reja, por edhe për krahasim artistik.

Janë për t’u shfaqur 241 filma, disa premiera dhe mjaft konkurrentë. Ndërkaq, është organizuar kampi i të rinjve nga rajoni. Pjesëmarrësit dhe organizatorët thonë se festivalet janë një lidhje për prodhime të reja, por Sarajeva, si vendi i kulturës në rajon, ka marrë edhe rolin e lidhjes mes shteteve të rajonit. Aty në një radhë Në një radhë shtizash, afër njëri-tjetrit, valojnë flamuri i Kosovës dhe ai i Serbisë.

“Specifika e Festivalit në Sarajevë është se ka arritur të tejkalojë disa barriera në rajon. Po flasim për popuj që deri dje kanë luftuar. Ky është një segment mjaft i rëndësishëm, kur flasim për botën e filmit, të skenës dhe stilit, por mbi të gjitha thyerja e distancave sociale në situatat post-konflikt”, tha Natasha Govedarica nga organizatorët e “Sarajevo Film Festival”.

“Në Ballkan ka më së shumti filma të realizuar në prodhime të përbashkëta. Asnjë nga vendet nuk arrin të prodhojë film vetëm, ndaj dhe në bashkëpunimet që krijohen këtu arrihet që të afrohemi me vendet e Bashkimit Evropian”, tha Ivan Velisavljeviq, kritik filmi.

Si raporton TCH, festivali i filmit në Sarajevë, që ka filluar të organizohet qysh në kohën e luftës, tashmë është një nga festivalet më të mëdha në rajon dhe më seriozët. Ka ndryshuar pamjen e Sarajevës dhe nuk është vetëm një ngjarje kulture, por një punëtorì e artit.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›