Sarajevë, protesta kundër arrestimit të ish-gjeneralit Divjak

Rreth 5 mijë persona kanë mbushur rrugët e Sarajevës, duke i bërë thirrje Austrisë të lirojë ish-gjeneralin e ushtrisë boshnjake, të arrestuar nën akuzat serbe për krime lufte.
Protestuesit u mblodhën para ambasadës austriake, për të marshuar drejt qendrës së qytetit. Ish-gjenerali i ushtrisë së Bosnjës, Jovan Divjak, akuzohet për sulm mbi konvojin e trupave gjatë rrethimit të Sarajevës.
Gjykata e Austrisë ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin e tij, në pritje të procedurave të ekstradimit. Divjak pritet ta apelojë vendimin.