E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zbulohet minipunishte për prodhimin e minave

Policia e kryeqytetit gjatë operacionit të koduar “celulari” ka bërë të mundur sekuestrimin e një mini punishteje e cila shërbente për prodhimin e minave me telekomandë nëpërmjet përdorimit të aparatit celularë.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini theksoi se gjatë operacionit janë arrestuar edhe dy persona të cilët realizonin shpërthime përmes celularëve. Kështu janë arrestuar Artan Hasani 38 vjeç dhe Endri Hametaj, 28 vjeç 28 vjeç të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe me persona të tjerë (për të cilët për arsye hetimi nuk mund të publikojmë gjeneralitet), dyshohen se janë autorë të disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë, të cilët përmes përdorimit dhe montimit të mekanizmit të lëndës eksplozive, nëpërmjet aparatit celular, realizonin shpërthimin në distancë me telekomandë.
Sipas policisë vendndodhja e punishte ishte në një apartament në afërsi të rrugës të Elbasanit ndërsa gjatë kontrollit të policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë tip Berete, të prodhimeve të huaja,mbajtëse fishekësh me 14 copë fishekë të calibrit 9 mm, 35 copë fishekë të modeleve të ndryshme, dy krëhër pistolete, me caliber 9 mm, një selincjator që përdoret për armët pistoleta, 20 copë kapsollë elektro-detonatore, 3 kg lëndë eksplozive, 8 copë bateri 1.5 voltëshe, 22 aparate celula së bashku me karta sim, një sasi parash prej 5000 euro, 5 ora dore të llojeve të ndryshme, një kompjuter, 17 disqe cd me pamje filmike të ndryshme, një paisje e llojit AVI së bashku me një mekanizëm metalikë me lupë, pranga hekri, dhe tabele ndalim qarkullimi, 22 karta sim të kompanive telefonike , 16 bateri të lidhura me fije teli të kapsollave detonatore, pinca, kacavida, dylbi, aparat fotografik, paisje elektronike në formë radio me antenë, pulte elektronike të komandimit në distancë, paisje elektronike për nderprerje valë telefonike, si dhe thika metalike.
Policia thekson se 38-vjeçari Artan Hasani kishte plagosur dy ditë më parë bashkëpuntorin e tij Endri Ahmetaj për motive ende të paqarta.
Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve për akuzat “vrasje me dashje” dhe “trafikim të lëndëve shpërthyese” i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›