E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajevo Film Fest nderon Fehmiun

Njëri ndër festivalet më të mira në Evropë, Sarajevo Film Fest i ka ndarë një kohë të veçantë aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiu. Kështu gjatë këtij festivalit në një mbrëmje gala u dha filmi “Mbledhësit e puplave” i regjisorit Aleksandar Petrovic, i realizuar në vitin 1967. Fehmiu me këtë rol pati dridh ish Jugosllavinë ndërsa loja e tij bëri që të kërkohet edhe nga produksione filmike Evropiane.

Vetë Fehmiu ka lindur në qytetin e Sarajevës ku edhe ka kaluar rininë e hershme. “Sarejevo Film Festival që gjithmonë ka në focus filma por edhe autorë nga regjioni dëshiron të shpreh homazhe për njërin ndër aktorët më të mirë të regjionit”, thuhet në ueb faqen zyrtare të Sarajevo Film Fest. Për Fehmiun ka folur edhe Mirsad Purivatra, drejtori i Sarajevo Film Fest.

“Bekim Fehmiu padyshim ka qenë njëri ndër aktorët më të mirë në regjion. Me talentin dhe performancën e tij ai padyshim që ka kaluar kufijtë e ish Jugosllavisë duke u bërë edhe njëri ndër aktorët e parë të këtij sheti të përbashkët I cili është shndërruar në një yll Evropian dhe botërorë”, ka thënë Mirsad Purivatra, drejtor i Sarajevo Film Fest.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›