Poetika e Trilemës
1. Të menduarit me trurin tjetrit
Në një shkrim të me titull "Vallë, përse lexojmë?", Martin Walser, krijuesi me ndikim në letrat gjermane po aq sa bashkëkohësi i tij Günter Grass, fillon tekstin me fjalinë: "Ngaqë gjyshja ka pushuar së rrëfyeri; ajo mbase ka ikë nga kjo botë apo,në rastin tjetër, ia ka ngulë sytë aparatit të televizionit".
Kryeprotagonisti në romanin "Në klubin e të shëmtuarve", i cili është edhe narratori i stories së vet, sapo ka zënë të shikoj me nge një nga filmat e tij me tematikë të parapëlqyer, kur zë ta shqetësoj cingërima e telefonit. Një miku i tij i kahershëm i bën atij një ftesë të përçudshme: ai do të duhej ta shoqëronte atë për në klubin e të shëmtuarëve.
Këtu zë fill storia e romanit.
Narratori i "Klubit..." rrëfen ngjarjet e përjetuara. Në rrafshin e brendshëm konceptual të tekstit artistik mpleksen introspeksioni si instrument i vetëdijës me komponentën e besueshmërisë historike. Figura qendrore e veprës është kryqi ku ndërthuret një aspekt i kristalizuar i vetëdijës së individit me fragmente të një shoqërie. Konstitucioni psiko-social i mjedisit shoqëror ka gravuar rëndshëm konturet e individit i cili lexuesit i shpalohet përmes rrëfimit të përjetuar në vetën e parë (ich-form).
Romani i autori Gëzim Aliu na e përkujton thënien e Jose Luis Borges se " Të lexuarit është të menduarit me trurin e tjetrit."
Lexuesi tërhiqet brenda rrafshit të rrëfimit alegorik, ndjek kapitujt e veprës, shoqëron kryeprotagonistin që frymon brenda ndërtesës fiksionale, përballet me Kokrrën e Zezë dhe Klubin e të shëmtuarëve, është pjesëmarrës në artshkrim dhe aktpërshkrim.
2. Eo ipso dhe piktura për vetëdijen
"Vetëm tek lexuesi, fiksioni i autorit, shpalon fuqinë e protestës", vijon Martin Walser në trajtesën e tij "Vallë,përse lexojmë?", "fuqinë e kritikës, pushtetin e dëshirave. Lexuesi i përgjigjet shkrimit fiksional të autorit përmes fiksionit të tij."
Autori Gëzim Aliu ka bartë me mjeshtëri autorësinë tek kryeprotagonisti dhe njëkohësisht ai ia ka dalë të ngrejë një vepër artistike që përballë lexuesit shtron kërkesën e të qenit pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në rrëfimin e përjetuar të kryeprotagonistit.
Është një eo ipso, pra një të rrëfyer i vetëkuptueshëm i figurës qendrore, një variant i tij mbi jetën, mbi njerëzit, mbi ngjarjet; protagonisti ka një përgjigje të vetën për gjithë rrokullinë e botës së tij.
Piktori bashkëkohor belg Luc Tymian ka nënvizuar se "arti i lënies anash" të disa elementeve të caktuarae, ndonëse krijohet përshtypja se autori ka bërë një prerje të thellë, është nga elementët qenësor të një vepre të arrirë artistike.
Teksti artistik i "Klubit..." në tërësi bart me vete edhe një intertekst, atë që kritiku i letërsisë Marcel Reich Ranicki e quan "doppelboden" i një vepre të mirëfilltë letrare. Pra vepra ka një truall të dyfishtë. Dhe interteksi që në vështrim të parë ngjan tejet i shtyrë në sfond është shenjë dalluese e shkrimtarit; aty ndjehet pesha e autorësisë. Intenca e Gëzim Aliut ka qenë të ngrisë një Pikturë për Vetëdijën; një pikturë për aspekte të vetëdijës njerëzore brenda një momenti të caktuar historik.Atë që kanë provuar përmes ngjyrës dhe pëlhurës Pollck, Rothko, Kandinsky e Richter, shkrimtari e kristalizon përmes shkronjave dhe letrës.
"Atë që ne e quajmë shpirt njerëzor", shkruan filozofi bashkëkohor nga Shtetet e Bashkuara Colin McGin, " e përbëjnë tri shtresa të së vërtetës: sipërfaqja e vetëdijes, struktura e fshehtë e vetëdijës dhe shtresa e të ndërdijshmes (ndërdija afektive sikur edhe ajo kompatabile)."
Figura qendrore e "Në klubin e të shëmtuarëve" përfaqëson të tri shtresat e shpirtit dhe vetëdijes brenda një momenti të caktuar,qoftë ky një moment i definuar plotësisht apo qoftë ky një moment që pret të definohet në vijim të besueshmërive historike.
3. Poetika e Trilemës
"Vetëdija jonë është një fakt irritues", shkruan Colin McGin, profesori i filozofisë në Rutgers University."Nuk ka asgjë në këtë botë për të cilën ne jemi aq të ndërgjegjshëm se sa për praninë e vetëdijës sonë.E megjithëatë vetëdija jonë mbetet një enigmë e thellë."
Një fakt edhe më tundues shtrohet përballë secilit autor kur ai vihet në përpjekje të pikturojë vetëdijën në relacion me realitetin.
Këtë ka provuar shkrimtari Gëzim Aliu; dhe mbase është e udhës të plotësojmë se një qasje e këtillë artistike mbase është krejt fillestare në letrat shqipe në përgjithësi. Kuptohet, bëhet fjalë për të ngriturit e një relacioni të një fragmenti të besueshmërisë historike me nje fragment të introspeksionit personal të kryeprotagonistit.
Në një përpjekje të këtillë, autori G.Aliu domosdoshmërisht se do të shtyhet deri në ekstreme të mundësive që dhuron arti letrar.Dhe pikërisht në ato sferat e skajshme të procedeut krijues shkrimtari i rikthehet substancës së vet shpirtërore në njërën anë dhe substancës së përjetshme të artit të përbotshëm me qëllimin për ta përthekuar deri në fund veprën e vet. I mbështetur në këto dy substanca, i lodhun deri në rrëzbitje, i përmbysun por i mbështjellë nën shkëlqimin verbues që dhuron vetëm esenca e artit, autori ia del të përmbyllë tërë veprën e vet duke u mbështetë ashtu sikur sivëllëzërit e tij krijues të letërsisë së mirëfilltë, mbi poetikën e trilemës së të bukurës.
Është Aristoteli ai që shkroi ligjin e parë për poetët-" poeti nuk është të tregojë atë që ka ndodhë por atë që mund të ngjante".Një preokupim ky i vazhdueshëm i Robert Musilit.
Trilema-i referohemi këtu trilemës së filozofit Peter Bieri "Bieri-Trilema" kur ai shqyrton problemin psiko-fizik në tematikën e kauzalitetit materie/shpirt- në romanin e Gëzim Aliut ngritë tri drimensione: Në qoftë se artshkrimi nuk është aktpërshkrim i realitetit(1) por artshkrimi dhe akktpërshkrimi janë të ndikuara kauzalisht(2) atëherë realiteti nuk mund të jetë i mbyllun kauzalisht përballë artshkrimit.Pra, bëhet fjalë për interaksion të ndërsjellë. Në qoftë se artshkrimi dhe realiteti janë të ndikuara kauzalisht(2) mirëpo të shkruarit art nuk është përshkrim realiteti(1) atëherë realiteti nuk mund të jetë i mbyllun kauzalisht përballë artshkrimit(3). Pra, bëhet fjalë për një akt të realitetit. Dhe, në qoftë se artshkrimi nuk është aktpërshkrimi (1) dhe realiteti është i mbyllun kauzalisht përballë artit të të shkruarit(3) atëherë artshkrimi dhe realiteti nuk mund të jenë të ndikuara kauzalisht(2). Pra, jemi në zonën e Epifenomenalizmit. Ashtu sikurse edhe tek Trilema e Brierit edhe në Poetikën e Trilemës së romanit të Gëzim Aliut "Në klubin e tëp shëmtuarëve" dy teza të puthitura së bashku përherë përjashtojnë një të tretë.
Kjo është fuqia e pashterrshme e substancës së artit.
Poetika e Trilemës, e shtrirë gjithandej fundekrye në veprën e një shkrimtari, i dhuron asaj tejkohësinë.
Lexuesit dhe studiuesit e vëmendshëm, përmes kritereve thellësisht subjektive, do të gjejnë modele të veçanta interpretimi për veprën letrare "Në klubin e të shëmtuarve" të autorit Gëzim Aliu.