Sarand, rifundosen anijet ushtarake

Aty ato jane rifundosur per t’u kthyer ne Gume artificiale te vizitueshme nga turistet. Ky operacion qe kushtoi 1.5 milion dollare u mundesua nga anija amerikane Grappel ne bashkepunim me qeverine shqiptare. 6 anijet e gjuatjese te vogla dhe silurues jane mbytur gjate viti 1997.
Largimi i tyre e ben funksional Gjirin e Limonit dhe ndihmon ne zgjerimin e portit aktual te Sarandes.
Finalizimi i projektit është celebruar në det në praninë e zëvendës/ambasadores amerikane Deborah Jones , ministrit shqiptar të Turizimit Ferdinand Xhaferraj dhe përfaqësues nga forcat detare shqiptare dhe amerikane.
Një pllakë memorial i këtij misioni ku është cmuar kontributi i përbashkët i të dy palëve është vendosur simbolikisht prej zhytësve profesionistë pranë anijeve të mbytura. Rizhytja e anijeve ne Ksamil behet per te promovuar turizmin nenujor ne kete zone nepemjet zhytjeve komerciale. Vetë prania në Sarandë e anijes ‘Grapple’ e cila ka realizuar këtë mision, përfaqëson gjithashtu një ngjarje të vecantë. Ajo është mjaft e njohur si anije shpëtimi. Ajo ka arritur të nxjerrë nga deti pjesë të konsiderueshme të avionëve të rrëzuar duke ndihmuar në hetimin e shkaqeve të tragjedive. ‘Grapple’ ka qene edhe në mbështetje të operacioneve luftarake në Irak.