Toci: PS s’ka qene asnjehere kunder heqjes se imunitetit Qamil Xhani
Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Toci, thote se heqja e imunitetit te zyrtareve te larte do te ishte nje zgjidhje per t’u krijuar mundesine e institucioneve te drejtesise per te faktuar abuzimet dhe korrupsionin e mazhorances. Ne nje prononcim dhene per gazeten “Koha Jone” ai thote se opozita asnjehere nuk ka qene kunder heqjes se imunitetit te zyrtareve, por kjo gje duhet bere ne menyren dhe kohen e duhur, duke shtuar se ne keto momente transparenca e zgjedhjeve eshte fokusi kryesor per opoziten. “Kjo eshte nje ceshtje qe eshte diskutuar disa here. Nuk eshte se opozita ka qene kunder, nuk eshte se kemi te bejme me nje ide qe eshte hedhur ne diskutim kohet e fundit. Sigurisht qe Partia Socialiste do te kete qendrimin e saj ne kohen e duhur per kete ceshtje, por dua te them se nuk eshte opozita qe i druhet heqjes se imunitetit, se sa mazhoranca. Pasi ne fund te fundit abuzimet ne cdo vend te botes ndodhin ne qeverisje, me parate e taksapaguesve dhe keto nuk i ka ne menaxhim opozita”, u shpreh dje deputeti i PS-se, Toci. Por ai shton se qendrimi i opozites ne kete kohe eshte publik dhe ka te beje me ceshtje qe ne kendveshtrimin e saj jane me emergjente dhe qe kane te bejne me funksionimin e institucioneve te zgjedhjeve. Deputeti i PS-se thote se pa u arritur nje zgjidhje per transparencen, nuk mund te flitet per reforma te tjera, madje vihen ne pikepyetje dhe zgjedhjet e ardhshme. “Opinioni tashme eshte i njohur me qendrimin zyrtar te Partise Socialiste, ne lidhje me marredheniet qe ka me poziten e sotme dhe nuk priten bashkebisedime te reja per kete ceshtje qe ju shtroni. Sigurisht me nisjen e sesionit parlamentar, priten zhvillime te reja, por nuk flitet per ndryshim te kauzes tone qe ka te beje me qendrimin tone per transparencen e zgjedhjeve. Qendrimi yne eshte i tille, qe ne qofte se transparenca e zgjedhjeve nuk behet, atehere cdo gje eshte ne pikepyetje edhe ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore”, u shpreh Toci. Ai thekson se hapat konkrete ne lidhje me gjithe axhenden e PS-se ne do te jene pjese e vendimit te strukturave gjate muajit shtator, ku do te kete dhe qendrime institucionale. “Hapat konkrete te opozites dhe diskutimet e metejshme sigurisht qe do te jene pjese e diskutimit te forumeve drejtuesve te Partise Socialiste, pas muajit shtator”, tha deputeti i PS-se, Fatmir Toci. Por duke e cilesuar ceshtjen e imunitetit si nje debat qe nuk eshte i hershem ne skenen politike te vendit, deputeti Toci ndalet ne rastet e fundit te korrupsionit te denoncuar nga PS-ja, per ministrat dhe deputetet e mazhorances. “Konkretetisht vetem muajt e fundit, krahas transparences PS-ja ka pasur ne qender te vemendjes dhe ceshtjen e aferave korruptive te mazhorances. Vetem gjate koheve te fundit opozita ka denoncuar disa afera shume te medha, ne te cilat jane perfshire ministra deputete dhe tashme gjithe opinioni eshte ne djepi te tyre”, tha ai. Deputeti i PS-se deklaron se nese do te kete nje kerkese nga institucionet e drejtesise per heqjen e tyre, atehere PS do te ishte dakord qe imunitetit t’ju hiqej per t’i shkuar ne fund te vertetes. “Nese institucionet e drejtesise do te nisin procedimet ndaj ketyre ceshtjeve, sigurisht qe do te kerkohej dhe heqja e imuniteti te ketyre zyrtareve te larte, per t’i shkuar ne fund te vertetes. Por normalisht qe kjo kerkese duhet te behet nga prokuroria. Partia Socialiste ka prezantuar tashme nepermjet fakteve konkrete gjithe keto afera. E theksoje se behet fjale per fakte konkrete dhe jo per nje retorike politike”, u shpreh deputeti i PS-se, Fatmir Toci.