Vokshi: Do hetohet pasuria e partnereve te Edi Rames
“Do t’i kerkoja zotit Rama qe te beje ai vete, i pari, deklarimin real jo vetem te pasurive te tij, por edhe te personave me te cilet ai ka bashkejetuar dhe bashkejeton". Ky ishte reagimi i menjehershem i deputetes se PD, Albana Vokshi, ndaj akuzave te deputeteve socialiste per pasurine e personit me te cilin ajo bashkejeton. “Bej me dije, qe deri me sot(dje), per arsye personale shendetesore nuk kam mundur te jem e pranishme ne media por siguroj, qe duke filluar qe nga dita e neserme(sot), me fakte dhe dokumente reale konkrete do te denoncoj publikisht korrupsionin e Edvin Kristaq Rames dhe personave qe me te i lidhin interesat e medha materiale financiare. Mjaft me me shpifje dhe sulme te turpshme, Edvin Rama”, ka paralajmeruar dje deputetja, Vokshi. Ajo ka sqaruar ne lidhje me akuzat per mosdeklarim te pasurise sime, cdo deklarim i saj, qe nga viti 2005 e deri me sot eshte bere duke respektuar me perpikmeri legjislacionin ne fuqi. Ai tha se i ka kerkuar personalisht Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive qe te shqyrtoje deklarimet e saj te pasurive te te gjitha viteve dhe vete drejtuesi i ketij institucioni, ne prononcimin e tij per media, ka deklaruar qe legjislacioni ne fuqi nuk ve asnje detyrim ndaj saj qe te deklaroje pasurite e personit, me te cilin bashkejeton. “Behesh qesharak Edvin Rama ne lidhje me te ashtuquajturen pasuri prej 4 miliarde dollaresh, gjoja dhurate qe me eshte bere nga Kryeministri, genjeshter qe as femijet nuk e besojne. A e di ti qe kjo shume eshte gati sa gjysma e GDP vjetor te Shqiperise? Apo ndikimi i stimulanteve qe perdor ta bejne te pamundur keto perllogaritje?”, kelaroi deputetje Albana Vokshi.. Njeheresh deputetja demokrate ka sqaruar dhe akuzat ndaj kompanise “Stream Oil & Gas”. Vokshi ka nenvizuar se “eshte e turpshme te sulmohet nje kompani publike kanadeze, e listuar ne bursen e Torontos qe financohet nga disa nga investitoret me te fuqishem ne bote JP Morgan, Hayeood etj ne fushen e hidrokarbureve, energjise etj e qe per shkak te seriozitetit te tyre nuk do te pranonin asnjehere qe te beheshin pjese e asnje korrupsioni qeveritar”. Sipas saj, deklaratat publike te koheve te fundit rreth “Stream” jane deshmi e sulmeve ndaj investitoreve te huaj dhe e deshires se Edi Rames per t’i larguar ata, qe sipas Vokshit nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo. Nderkohe qe ne lidhje me kompanine “Vizion Construction”, Vokshi ka sqaruar se “subjektet detyrohen nga Edi Rama qe ne perfitim te lejeve te ndertimit t’i japin atij pjesen perkatese” Vokshi tha se Rama e di qe ne truallin ku kjo kompani ka kontrate me pronaret “ai zoteron 20% te ndertimit, ne emer te sekserit te tij Dritan Avllaj, i njohur ne Tirane si Tan Lepri. Dokumenti qe verteton kete ortakeri u publikua dhe ne median periodike”. Deputetja demokrate eshte shprehur se askush, nuk mund te shkele dot mbi dinjitetin dhe personalitetin e saj dhe dhe te familjareve te saj. “Per te gjitha ato qe permenda me lart, per te gjitha ato qe di dhe nuk kam folur ende, per te gjithe demin moral mbi mua dhe familjen time, si dhe per demin e madh material qe po shkaktohet cdo dite nga sulmet denigruese, deklaroj dhe siguroj qe te gjithe personat pergjegjes, duke filluar nga Edvin Rama, do te pergjigjen para ligjit”, eshte shprehur Vokshi ne fund te deklarates se saj.