Astriti përballë fiksimit të Çimit
Mëngjesi i djeshëm ka qenë disi i shqetësuar për Astritin. Ai thotë se ka nevojë për një dush, pasi ka fjetur keq natën. Pasi diskuton me Julindën dhe Arbrin se çfarë do të gatuanin, shohin se ishin mbaruar të gjitha perimet dhe ndoshta zgjidhnin të bënin diçka të skuqur. Julinda kujton faktin që Romina kishte radhën për të larë enët, por në fakt, nuk është çuar nga krevati.
Astriti vendos të lajë enët, por ky veprim do ta çojë atë drejt një konflikti me Shkëlqimin. Tashmë, karakteri i Shkëlqimit është vënë në diskutim mes banorëve, sidomos pas një debatit që ai do të bëjë me Astritin. Nuk janë vetëm ato që thotë Shkëlqimi, por edhe mënyra sesi i thotë, që nuk i pëlqejnë Olsit, Najadës, Titit dhe as Arbrit.
Për larjen e enëve, detyrë që e kishte Romina, Astriti sulmohet nga Çimi. Çimi acarohet nga fakti që Astriti thjesht nuk merret me fiksimin e Çimit për të ndëshkuar Rominën.
Astritit i intereson vetëm që enët të jenë të lara edhe kaq.
Çimi e ofendon Astritin dhe del në kopsht. Kjo bisedë dëgjohet edhe nga Olsi që kur del në kopsht, e vë Çimin me shpatulla pas murit për mënyrën e keqe me të cilën trajtoi Astritin.
Shkëlqimi vihet në mes të një furtune thumbash ironike mbi personalitetin e tij që nga të tjerët po gjykohet si megaloman.
Kur i sheh të gjithë kundra tij, Shkëlqimi pa thënë asnjë fjalë shtrihet veçmas në diell.
Xhelozia
Najada e pyet Çimin nëse ai është xheloz për të dhe duke folur si romët te "Portokallia", Çimi i thotë se ka filluar të ndiejë shumë xhelozi.
Çimi i thotë Najadës se mirë që po rrinë pak bashkë, se këto ditë ajo ose ka qenë në gjumë ose ka ndenjur me Olsin.
Poli me Çimin e ngacmojnë, duke i thënë se "sevdaja i ka këto siklete".
Ata nisin diskutojnë për natën kur Najada dhe Olsi festuan njëmujorin e lidhjes. Ajo i ripërmend pyetjen që i kishte bërë Olsi. Çimi i thotë se pyetja e Olsit nëse shkon ai me Najadën, është pyetje shumë hipokrite.
Najada i thotë se Çimi e ka marrë inat Olsin. Çimi thotë se atë natë ai nuk donte t‘u ndërhynte atyre, ndaj nuk u shkoi gjatë darkës t‘i uronte.
Romina gjumashe
Olsi dhe Najada e konsiderojnë të çuditshme mënyrën sesi Romina fle gjumë. Sipas tyre, sapo zgjohet ajo shtihet përsëri dhe është gati për gjumë, bën një orë shëtitje nëpër shtëpi dhe pastaj fle sërish. Olsi i ka dhënë detyrë asaj që të pastrojë kuzhinën, por edhe pse Romina e konsideron të përfunduar detyrën e saj, Olsi nuk është i kënaqur me punën e saj dhe duke i prishur rehatinë e saj në kopsht, e thërret në kuzhinë dhe i thotë të përfundojë punët që ka lënë përgjysmë. Ajo i bindet edhe zbaton me përpikmëri detyrat e vëna prej Olsit, që kërkon prej saj të jetë më aktive dhe të mos flejë gjumë.
Najada e dashuruar?
Olsi i kërkon Najadës t‘i kruajë kurrizin dhe për të provuar dashurinë e saj i thotë se nëse e gjen vendin e duhur se ku i ha kurrizi atëherë ajo e do. Najada nuk e gjen dhe ai fillon ta ngacmojë. Një këngë romantike në sfond(e preferuara e Najadës), ka sjellë deklaratat e saj të dashurisë për Olsin. Ajo i thotë Olsit, në mbështetje të tekstit të këngës, se e do shumë dhe nuk ka asnjë tjetër për të.
Pas deklaratave që i bën Olsit për dashurinë, Najada ndihet e çuditur nga miqësia mes Julindës dhe Besës. Ajo nuk e kupton sesi ato të dyja mund të jenë shoqe. Ideja që shprehu Nada, se Julinda rri me Besën për votat e Kosovës, e bën Julin të ngrihet edhe t‘i kërkojë Najadës shpjegime. Najada i thotë se ajo nuk sheh tek ato të dyja asnjë pikë të përbashkët në karakter ose eksperienca. Julinda i thotë se s‘ka nevojë që dy njerëz të jenë të njëjtë për të ndenjur bashkë. Najada bëhet skeptike ndaj përgjigjeve të Julindës dhe shprehet se është Juli që i përshtatet Besës. Poli ndërhyn në këtë bisedë, duke i thënë Najadës se s‘ka nevojë që dy persona të gjejnë gjuhën e përbashkët se kanë të njëjtin mentalitet edhe prejardhje, përkundrazi. Julinda i thotë se ato të dyja kuptohen shumë mirë edhe pse nuk kanë të njëjtat gjëra për të treguar.