Bursa për ekselentët, 65 nxënës korçarë me rezultate të shkëlqyera

65 nxënës të shkollave të mesme kanë marrë bursa nga bashkia e Korçës si një vlerësim dhe mirënjohje për rezultatet e shkëlqyera në mësime.
Teodor Mosko është njëri nga ekselentët korçarë i cili mëson në gjimnazin Raqi Qirinxhi, këtë vit në klasën e 12-të. Ai shprehet se të kesh rezultate maksimale në mësime nuk është vetëm një ndjesi e bukur por edhe një ndihmë mjaft e madhe për jetën në vijim.
Ky është viti i 14-të që bashkia e Korçës jep bursa për nxënësit e shkëlqyer në mësime. Janë në total 1000 nxënës të vlerësuar gjatë viteve.