Vriten dy vëllezër në Rrëshen, në pranga autori
Tentativa për sqaruar një konflikt të vjetër ka përfunduar me 2 të vrarë dhe një të plagosur. Dy vëllezër janë qëlluarme armë zjarri në dalje të qytetit të Rrëshenit, ku për pasojë Petrit Ndoka 30 vjec, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri Eduard Ndoka 33 vjec ka vdekur në spital disa orë më pas.
Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe një hark kohor të shkurtër ka identifikuar autorin si të dyshuar për realizimin e krimit, shtetasin Agustin Mandreaj, 49 vjeç, duke bërë të mundur dhe arrestimin e tij.
Sipas burimeve policore, 49 vjecari duhet të ishte në burg për të vuajtur një dënim për një tjetër vrasje të kryer në 2009 dhe ende nuk janë të qarta arsyet pse ai lëvizte i lirë.