E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, 5 të infektuarme salmonelë, SHP:S'kemi epidemi

SARANDE- Pesë persona janë shturar dhe kanë marrë mjekim në spitalin e Sarandës të dyshuar se janë prekur nga mikrobi i salmonelës.

Drejtori i Shëndetit Publik të Sarandës Jani Qirjaqi deklaron se të 5 pacientët, 3 vendas dhe 2 turistë ishin paraqitur në spital me simptomat që shkakton ky mikrob, të vjedha dhe diare.

Pacientët i janë nënshtruar analizave të cilat kanë konfirmuar se kemi të bëjmë me të sëmurë të infektuar nga salmonela.

“Kemi të bëjmë me raste të lehta të këtij mikrobi infektues- tha në një prononcim telefonik për NEëS24 Jani Qirjaqi duke shtuar se - Pacientët janë mbajtur në spital infektiv për dy – tre ditë për të mbajtur nën kontroll gjëndjen e tyre shënëdetësore. Ata tashmë janë mirë dhe janë larguar nga spitali.”

“Nuk kemi të bëjmë me epidemi por me raste të izoluara” – saktëson Drejtori i Shëndetit Publik të Sarandës.
Zoti Qirjaqi hedh dyshimin se pacientët mund të jenë infektuar nga ujrat e boteve të cilat furnizohen në vende të pakontrolluara dhe të paklorifikuara. Sipas tij nga kontrollet që janë bërë nga Institu i Shëndetit Publik ka pasur raste kur ndonjë bot merr ujë në vende të pakontrolluara, ndaj është urdhëruar pezullimi i tyre.

Por Drejtori i Shëndetit Publik të Sarandës konfirmon se uji I pijshëm në të gjithë qytetin e Sarandës është brenda të gjithë parametrave të klorifikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›