E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Xhacka: Kompaniae kunatit, guacka qëfsheh burrin e Bregut

TIRANË- Deputetja e PS, Olta Xhacka në një deklaratë për shtyp të bërë sot, vazhdoi akuzat për ministren Majlinda Bregu. Sipas Deputetes socialiste kunati i Bregut, Hektor Ajazi ka krijuar kompani menjëherë sapo u mor koncesioni i HEC-it, ndërsa shton se ky i fundit nuk ka pasur lidhje me fushën energjetike.

“Sipas formularëve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit tregojnë se kunati i zonjës Bregu nuk kishte kurrfarë eksperience apo lidhjeje biznesi me energjitikën duke qenë se bizneset e tij të mëparshme ishin një disko dhe prodhim të dollapëve. Kjo tregon se zoti Hektor Ajazi ka themeluar një kompani vetëm për të marrë koncesionin për ndërtimin e hidrocentraleve pa patur asnjë lidhje me këtë sektor”, - theksoi Xhacka.

Deputetja Xhacka arrin tu përgjigjet pyetjeve të ngritura ditë më parë nga Ministrja Bregu dhe deklaron se kompania e kunatit të saj është ngritur vetëm për të mbuluar familjen e ministres Bregu.

“Ministrja Bregu ka gënjyer publikisht kur ka thënë se bashkëshorti i saj, Namik Beqir Ajazi nuk ka asnjë lidhje me fushën e energjisë. Kjo kompani, M.I.A. Internacional, ku burri i ministres është bashkëpronar me 30% të aksioneve por dhe përfaqësues ligjor i saj, ka si objekt biznesi "Punimet e ndërtimin e komplekseve që prodhojnë dhe shpërndajnë energji."
Këtu ngrihet dyshimi se kjo kompani mund të jetë krijuar menjëherë pas marrjes së koncesionit nga vëllai i burrit të ministres Bregu, ndoshta për ta ndërtuar atë? Mos vallë kompania e Hektor Ajazit, kunatit të Bregut, është guacka që fsheh burrin e ministres, për llogari të të cilit është marrë koncesioni?”;- sqaroi Xhacka më tej.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›