E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande Berisha Brenda vitit do i japim zgjidhje ceshtjes se trojeve

Kryeministri dhe kryetari i Partine Demokratike Sali Berisha ka qene paraditen e sotme ne nje takim elektoral ne qytetin e Sarandes ku prezantoje kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin Edmond Gjoka.

Kreu i qeverise ne fjalen e tij eshte shprehur se Gjoka ka transformuar qytetin dhe ka zhvilluar turizmin. Ka bere qe Saranda te ngjitet ne krye te kurores turistike te vendit. Ne Sarande jane 20 fishuar turistet tha Berisha. Kryeministri eshte zotuar se ne 4 vitet qe vijne do te asfaltohet cdo kilometer rruge dhe cdo rrugice dhe do garantohet uje 24 ore.

Ai ka bere edhe premtimin per zgjidhjen e ceshtjes se prones. Brenda vitit te pare do ti japin zgjidhje perfundimtare problemit te trojeve. Nuk i harroj premtimet e mia i qendroj fuqishem atyre u shpreh kryetari i PD-se.

Gjate nje mitingu elektoral ne Sarande kryeministri Berisha beri thirrje per te votuar Aleancen per qytetarin sic u shpreh nga Konispoli deri ne Nivice. Ne kete menyre kreu i qeverise i ka hequr Sarandes nje pjese te bregdetit duke ia vene kufirin deri ne fshatin ku e ka prejardhjen kreu aktual i Bashkise e njeheresh kandidati per mandatin e trete te te kesaj bashkie Edmond Gjoka qe eshte Nivica pak kilometra larg qytetit. Por kjo eshte marre si nje lapsus nga ana e kryeministrit gjate fjalimit te tij.



Kryeministri i vendit Sali Berisha ishte dje ne Gjirokaster nje takim me mbeshtetes te koalicionit qeverises ku dhe prezantoi kandidatin e Aleances per Qytetarin per bashkine e ketij qyteti. Ju jap fjalen se fitoren e 8 majit do ta shnderrojme sebashku ne nje miresi dhe ne nje sukses personal per cdo gjirokastrit dhe komunitetin ne teresi. tha Berisha. Berisha premtoi para gjirokastriteve se ne kater vitet e ardhshme investimet per kete qytet do shtohen ne te gjitha fushat. Ai premtoi gjithashtu restaurimin e sokaqeve dhe banesave me vlera kulturore. Gjirokastra me ne u shnderrua ne trashegimi te mbare njerezimit. Keto vite ajo njeh turizmin me te madh. Distanca me Tiranen ju premtoj se do jete vetem dy ore. u shpreh Berisha. Kandidati i mazhorances per bashkine e Gjirokastres eshte Genci Sinoimeri i propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›