Sarandë, INUK aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje

Inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar ka nisur sot fazën e parë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Sarandë.
Gjatë ditës së sotme INUK, i shoqëruar edhe nga forcat e rendit ka prishur 11 ndërtime pa leje buzë detit, të cilat ishin pa bazë betoni.
Aksioni i INUK ka ardhur si mbështetje të Bashkisë së Sarandë për zbatimin e disa vendimeve për prishjen e ndërtimeve. “Jemi të vendosur për zbatimin e ligjit për ndërtimet pa leje” ka deklaruar përfaqësuesi i INUK-ut ndërsa ka theksuar se aksioni do të vijojë për disa ditë.
Ndërkohë Bashkia e Sarandës ka vendosur në fuqi një moratorium për ndalimin e të gjitha ndërtimeve përgjatë sezonit turistik.