E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell nuk përjashton mundësinë e dialogut për veriun e Kosovës

Ambasadori amerikan  në Kosovë Christopher Dell nuk ka përjashtuar mundësinë që këtë vit të fillojë dialogu për zgjidhjen e çështjes së veriut. Ai i ka thënë RTK-së se një vështrim më serioz i situatës në veri gjithsesi do të ndodhë para se zgjedhjet e reja të ndodhin edhe në Kosovë. Por kjo, sipas tij, varet edhe nga ajo se çfarë qeveria e re në Serbi.

Dell megjithatë ka përjashtuar mundësinë e zgjidhjes së problemit përmes ndonjë statusi special, apo ndonjë lloj tjetër autonomie.

"Qeveria e Kosovës, por edhe Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin zgjidhje të tilla. E tëra çfarë mund të bëhet është fillimi i një dialogu midis Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që jetojnë në veri për kushtet e tyre të jetë në mënyrë që ata ta ndijën vetëm sa më mirë në Republikë e Kosovës. Ky dialog nuk është mbajtur për 13 vjet me radhë, sepse këtë nuk e kanë dashur elementet kriminale që janë në veri" ka theksuar Dell.

Ambasadori Dell ka deklaruar se në këtë drejtim Qeveria e Kosovës do ta ketë edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara

Dell ka theksuar edhe njëherë se korrupsioni duhet të luftohet, përndryshe vendi mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›