E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë/ Katër të rinj, mes tyre një i mitur, shpallen në kërkim për dhunimin e 18-vjeçarit

Katër të rinjtë, mes tyre dhe një i mitur, dhunuan me sende të forta dhe i dëmtuan makinën një 18-vjeçari në rrethana ende të paqarta.

Katër të rinj, mes tyre dhe 1 i mitur, janë shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, të cilët kanë dhunuar dhe dëmtuar një 18 vjeçar në Konispol.

N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjeç, janë personat  e shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar me sende të forta, 18-vjeçarin me iniciale E. K., si dhe i kanë dëmtuar automjetin.

Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›