E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë/ Përmbyset kamioni, vdes 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngesit të së enjtes në kanalin e Butrintit në Sarandë. Drejtuesi i një kamioni ka gjetur vdekjen gjatë një tentative për të imbarkuar mjetin e tij në lundrën që shërben për transportimin e mjeteve dhe banorëve nga njëri krah i kanalit të Vivarit në tjetrin, në Butrint.
Viktimë e aksidentit është drejtuesi i mjetit, Flamur Hasani, 40 vjeç, nga Ksamili i Sarandës, i cili rezulton se ka qenë në gjendje të dehur. Mësohet se kamioni me 40- vjeçarin në bord, që po kalonte kanalin me lundër ka humbur ekujlibrin dhe ka rënë në ujë, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit.
Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur forca policie, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Kështu, ndër të tjera mësohet se 40- vjeçari Hasani e ka imbarkuar forcërisht kamionin e tij në Lundër, ndërsa gjatë tentativës i ka shkaktuar plagë edhe punëtorit që e vë në lëvizje. Shkak i debatit është bërë refuzimi i punëtorit të Lundrës për të mos lejuar imbarkimin e kamionit. Kjo, pasi mjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohet që të imbarkohen në lundrën që lidh qytetin e antik të Butrintit me pjesën tjetër të zonës. Kalimi përmes kanalit të Butrintit është rruga me e shkurtër që të ccon edhe doganën e Qafë Botës, që lidh Shqipërinë me Greqinë.
Forcat e policisë në vendngjarje orientojnë automjetet që të lëvizin nga rruga tjetër në drejtim të Qafë Botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›