Kryesia e PS-së rrëzon propozimet e 8 anëtarëve

Kryesia e PS-së ka rrëzuar propozimet e 8 anëtarëve të sekretariatit dhe të kryesisë të njohur si kundërshtarë të Edi Ramës. Mbledhja e cila ka përfunduar pas rreth 4 orë e gjysëm dhe është shoqëruar shpesh me debate të forta ka vendosur që kongresi i jashtëzakonshëm do të jetë i mbyllur për median dhe nuk do të shqyrtojë ndryshimet në statut. Në fund të mbledhjes së kryesisë dy figurat e njohura të Partise Socialiste Ben Blushi dhe Arben Malaj kanë akuzuar liderin Edi Rama se po e kthen kongresin në një forum brohoritës.
Mbledhja e kryesise u thirr nga 8 anëtarë të sekretariatit dhe kryesisë të njohur si kundërshtarë të kryetarit Edi Rama, por kërkesat e tyre që kishin të bënin me punimet e kongresit dhe me procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë u rrëzuan.
Ben blushi nuk do të marrë pjesë në garën për kreun e PS-së, e cila pritet të startojë në kongresin e jashtëzakonshëm të 29 gushtit. Ndërsa është përfolur shpesh gjatë javëve të fundit si një prej rivalëve më të fortë të Edi Ramës për këtë post, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Ben Blushi ka deklaruar se nuk do të jetë kandidat për postin e kreut të PS-së duke renditur edhe motivet që qëndrojnë në themel të këtij vendimi.
Mesa duket kongresi i së shtunës do të administrojë vetëm 2 kandidatura, dhe Edi Rama do të ketë vetëm një kundërshtar në garen për kreun e PS-së që është Arben Malaj.