E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande/ aktivizohet bomba e Herkules

Ushtria shqiptare ka bërë çaktivizimin e bombës së zbuluar në muajin korrik 2011 në afërsi të anijes së mbytur amerikane Herkules në Sarandë.

Komandanti i bazës së marinës në Sarandë, major Nasip Hoxha tha se bomba e gjetur në fund te detit në vendin pranë anijes së mbytur, rreth 1 mijle larg bregut, ishte e paplasur. Ajo është zbuluar në verën e këtij viti nga e eksplorues të nënujit ndërsa dyshohet se ka qenë pjesë e anijes amerikane “Herkules”.

Bomba është gjetur në thellësinë rreth 20 metra. Ajo përbën një bombë e luftës së dytë botërore, pra e vitit 1944. Për të mos krijuar probleme për sezonin turistik çaktivizimi i saj u vendos të bëhej në muajin shtator. Mesditën e së premtes specialistë të demontimit bënë çaktivizimin e bombës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›