E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabaku ne Azilin e te Moshuarve dergon ndihmat e Bashkise

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj.Jorida Tabaku ishte sot në Azilin e të moshuarve në Tiranë, ku në emër të Bashkisë dërgoi disa pajisje dhe ushqime për këtë institucion.

Të moshuarit kishin bërë kërkesë për tre frigoriferë të mëdhenj si dhe për çarçafë e batanije. Bashkia e Tiranës i plotësoi këto kërkesa. Gjithashtu, disa biznese dhuruan me këtë rast edhe ushqime dhe mallra të tjerë, për të cilat të moshuarit kanë nevojë.

Në vizitën e saj, në Ditën Ndërkombëtare për të Moshuarit, zonja Tabaku u shoqërua nga Kryetarja e Minibashkisë numër 1, znj. Lindita Nikolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›