Nis normalisht ne Durres dhe Elbasan procesi i rregjistrimit te popullsise
1 mije anketues janë angazhuar për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave në qarkun e Durrësit. Drejtoresha e INSTAT në Durrës, Lida Prifti bën me dije se puna po vijon pa probleme dhe gjithcka në terren është nën vëzhgim të plotë.
Proçesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, ka nisur normalisht edhe në rajonin e Elbasanit. Proçesi ka nisur në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm, ku rreth 255 anketues janë shpërndarë nëpër zonat e paracaktuara, për të nisur regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
“Vetëm në rrethin Elbasanit numërohen 51 kontrollorë dhe 255 aneketues që do të vijojnë proçesin për 21 ditë me rradhë”, deklaron supervizorja e këtij proçesi në Elbasan, Anjeza Senja. Sipas saj ,“ proçesi ka nisur i qetë dhe pa probleme, ku anketues dhe kontrollorë janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit pranë ambjenteve të konviktit të shkollës artistike “ Onufri” dhe kanë përcaktuar dhe projektet e vijimit të punës, ku 255 anketuesit janë shpërndarë në terren , ndërsa kontrollorët monitorojnë dhe mbajnë nën kontroll proçesin dhe punën e anketusve”.
Në gjtihë qarkun e Elbasanit numërohen rreth 210 kontrollorë që do të monitorojnë me detaje regjistrimin e popullsisë, nga ku do të përcaktohet dhe numri i saktë i popullsisë dhe banesave.
Regjistrimi i popullsisë në vendin tonë është kryer rreth 20 vjet më parë, por sipas statistikave jo zyrtare nga Instat mësohet se Elbasani në rang qarku përbëhet nga rreth 435 mijë banorë, ndërsa ende nuk dihet një numër i saktë banesash.