Gara për Tiranën, Meta: Po ndiqet rruga më ligjore
LEZHE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi nga Lezha e Kukësi se gara për Tiranën është duke u trajtuar sipas ligjit. Vetëm pritja dhe respektimi i vendimit të Kolegjit Zgjedhor është rruga më e mirë që cdokush duhet të zgjedhe, sipas Metës.
“Janë zgjedhjet më të mira dhe më të pastra për sa i takon procesit në vazhdim për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Besoj se ky është një proces tërësisht normal, demokratik dhe ligjor. Po të jemi realist për faktin që diferenca është jashtëzakonisht e ngushtë dhe kjo e ka bërë të nevojshme shqyrtimin e cdo vote. Shqipëria ka Kushtetutën e saj, institucionet e saj kushtetuese për të zgjidhur cdo problem”, u shpreh Meta.
Sipas Metës, vendi nuk kërcënohet nga destabiliteti, cilido të jetë vendimi i Kolegjit Zgjedhor.
“Nuk është rruga e presioneve ndaj institucioneve për të zgjidhur problemet, cdo paragjykim nuk ndihmon procesin, por as ata që bëhen protagonistë të konflikteve e presioneve”, theksoi Kreu i LSI-së.
(m.a/BalkanWeb)