Gjendet i vrare ish kreu i komunes Vaqarr dyshohet vetevrasja
Ish-kryetari i Komunës Vaqarr është gjendur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij. Policia e Tiranës ka njoftuar se Skënder Drita, 51 vjeç, lindur e banues në fshatin Lalë, komuna Vaqar e rrethit Tiranë, u gjet i vdekur pasi ishte qëlluar me armë zjarri, në banesën e tij, mbrëmjen e vonë të së enjtes.
Ish-kryetari i komunës Vaqar Skënder Drita, në zgjedhjet e 8 majit humbi përballë kandidatit socialist Gentian Myrta
Nga hetimet paraprake policia beson se kemi të bëjmë me një vetëvrasje në kushte të depresionit për shkaqe personale të të ndjerit.
Skënder Drita ka qenë kryetar i komunës Vaqarr për tre mandate me radhë i mbështetur nga Partia Demokratike.