Greqi, MPJ: Heqja e kombësisë në certifikata, shqiptarët nuk duan minoritetet
ATHINË- Sipas Athinës zyrtare heqja e kombësisë nga certifikatat e lëshuara në Shqipëri është një vendim, i cili ka ngritur shumë pikëpyetje rreth motiveve të saj. Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke Grigoris Delavekouras.
Ai nënvizoi se nje vendim i tillë ndryshonte praktikën e dekadave me rradhë si dhe nxorri në dukje vonesat e procesit të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri për shkak të presionit të disa qarqeve nacionaliste të cilët kundërshtojnë përfshirjen e pyetjeve mbi kombësinë, origjinën, gjuhën dhe fenë.
Duke u kombinuar këto dy zhvillime sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke, të jepet përshtypja se vendimet e qeverisë Shqiptare po bien dalë nga dalë në diktatin e elementeve nacioaniliste ekstremiste të cilët nuk pranojnë ekzistencën e minoriteteve etnike në vendin fqinj dhe në mënyrë sistematike minojnë marrëdhëniet dypalëshe mes Shqiperisë dhe Greqisë, u shpreh zedhënësi Delavekouras.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)