E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, bie nga pallati, vdes 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga fshati Ksamil i Sarandës ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme pasi ka rënë nga kati i dytë i një pallati ku ai punonte. Agim Llapanji është rrëzuar pasi po suvatonte në një pallat në ndërtim e sipër që ishte pronë e shtetasit Gentian Prifti. Menjëherë 41-vjeçari është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë për shkak të dëmtimeve që kishte marrë. Policia ka nisur prcedurat penale për pronarin e objektit me akuzën e "Shkeljes të rregullave të sigurimit teknik në punë" i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›