E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1, përmirësohet gjendja e ushtarit shqiptar në Afganistan

Përmisohet gjendja e ushtarit shqiptar në Afganistan të prekur me virusin A/H1N1. Sipas informacioneve ushtari 20-vjeçar ka dalë nga karantina dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet se 3 ushtarët e tjerë që ishin në një dhomë me të rezultojnë që nuk janë të prekur nga gripi i derrave. Ndërkohë pritet që Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa të ketë një bisedë telefonike me ushtarin e shëruar. Lajmi për ushtarin e sëmurë u konfirmua nga vetë ministri Oketa për "Ora News" ditën e djeshme ku theksoi se gjendja e ushatit në fjalë është pa asnjë problem dhe ai është nën mjekim intesiv. Emri i ushtarit për momentin mbahet sekret, megjithatë është njoftuar familja e tij në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›