Sarandë, çaktivizohet tritoli në automjet, 10 të dyshuar

Burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se ka qenë pronari i automjetit, Mario Hasani, ai që pasi ka konstatuar vendosjen e eksplozivit mëngjesin e sotëm, ka njoftuar menjëherë policinë.
Pas marrjes së njoftimit, ekspertë xhenierë të ardhur nga Tirana kanë çaktivizuar lëndën plasëse, duke shmangur një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda.
Burimet sqarojnë gjithashtu se sasia e tritolit e vendosur në pjesën e poshtme të automjetit ishte 1 kg, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e motiveve të këtij akti. Dhjetë persona, banorë të zonës, janë shoqëruar në kuadër të hetimeve.
/Start/
2011-07-09 19:16