E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Shqipëria, hapa para drejt integrimit evropian

Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, numri dy i qeverisë shqiptare theksoi në samit se rajoni i Ballkanit Perëndimor po ecën në drejtimin  e duhur dhe ka bërë ndryshime progresive.

Lidhur me hapat integruese të Shqipërisë, ministri Haxhinasto tha se “Komisioni Evropian i ka caktuar vendit tonë 12 prioritete në mënyrë që të marrë statusin e kandidatit dhe tashmë qeveria shqiptare ka një plan për t’i adresuar këto 12 prioritete”.

Sa i takon situatës politike në Shqipëri, zv/kryeministri nënvizoi: “Procesi elektoral ishte transparent në përputhje me ligjet ekzistuese. Por ajo që nevojitet është një reformë elektorale në të ardhmen, ku të përfshihen dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR-it”.

“Një progres i madh është bërë në lëvizjen e qytetarëve vetëm me karta identiteti në rajon”, theksoi Haxhinasto, duke shtuar se rajoni po bashkëpunon edhe në misione ndërkombëtare të sigurisë si në Afganistan, por edhe në kuadër të ndihmës për vendet në veri të Afrikës që ata të përfundojnë tranzicionin e tyre.

Në këtë samit të përvitshëm, ku fokusi vihet tek çështjet e integrimit të Evropës Juglindore në strukturat evropiane dhe transatlantike, merrnin pjesë krerët e qeverive të rajonit dhe vendeve evropiane, zyrtarë nga BE, përfaqësues nga SHBA etj.
/Start/

                                                                                             2011-07-09 19:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›