E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni i ri shkollor nis më 12 shtator

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës bëjnë të ditur se arsimi bazë është ndarë në dy semestra, ndërsa arsimi i mesëm i reformuar është vetëm më një vit shkollor, pa semestra.

Ekspertët e arsimit kanë menduar që vitin e ardhshëm të ndryshojnë edhe procedurat e zhvillimit të maturës shtetërore, pasi janë hasur probleme me administrimin e provimeve në gjithë vendin.

Zyrtarët e MASH-it thonë se provimet e maturës do të zhvillohen në sallat e universiteteve dhe do të jenë shumë më të përqendruara, në mënyrë që të shmangen kopjimet masive që janë vërejtur vitet e fundit.

“I vetmi defekt i maturës shtetërore është administrimi. Motivacioni që i kemi dhënë ne është se është i shpërndarë, janë mbi 200 qendra të cilat është e vështirë t’i menaxhosh. Një nga mënyrat është zvogëlimi i mjediseve ku zhvillohet mësimi, dhe për të gjetur këto mjedise duhet të jenë sallat e mëdha të universiteteve për të organizuar dhe menaxhuar më mirë provimin”, bën të ditur Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë këtyre viteve që është aplikuar skema e maturës shtetërore, në shumë shkolla të vendit janë evidentuar abuzime, për shkak të mosadministrimit korrekt. /Start/

                                                                                             2011-07-10 09:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›